Rreziku i infeksionit nga COVID-19 për të sapolindurit dhe foshnjat

Një numër relativisht i vogël i të sapolindurve dhe foshnjave me një infeksion të konfirmuar nga COVID-19 është regjistruar deri tani. Shumica kishin shenja klinike të lehta të sëmundjes.
Body

Deri tani, transmetimi i virusit gjatë shtatzënisë dhe lindjes nga nëna tek i sapolinduri nuk është verifikuar dhe as nuk është vërtetuar dhe gjithashtu nuk është provuar prania e virusit në gji. 
Në rastin e gjashtë nënave të testuara pozitive me COVID-19 kishte rezultur një rezultat negativ nga një test PCR të bërë në lëngun amniotik dhe gjakun e kordonit të kërthizës, gjithashtu tamponi faringeal i të sapolindurve dhe të gjitha testet ishin negative për virusin COVID-19. Mostrat e gjirit pas laktacionit të parë ishin gjithashtu negative për virusin COVID-19.

Përfitimet e shumta të ushqyerjes direkt me gji dhe ushqyerjes me qumësht gjiri të shtrydhur i tejkalojnë ndjeshëm rreziqet potenciale të transmetimit dhe sëmundjeve të lidhura me COVID-19. 
Nëna dhe i sapolinduri duhet të qëndrojnë së bashku sa herë që gjendja klinike e nënës dhe fëmijës e lejon atë, pavarësisht nëse ata ose fëmijët e tyre kanë një infeksion të dyshuar ose të konfirmuar me COVID-19. 

Masat për të parandaluar transmetimin e infeksionit janë të detyrueshme (ajrosja e shpeshtë e dhomës, dezinfektimi i duhur i sipërfaqeve, larja e duarve, veshja e maskave ndërsa kujdeseni për fëmijën dhe ushqyerja me gji).