Kontrolli rutinor shëndetësor: në moshën 9 muajsh

Si pjesë e kontrollit rutinë shëndetësor, përveç kontrollit të zakonshëm të rritjes dhe gjendjes shëndetësore të fëmijës suaj, një vlerësim më gjithëpërfshirës i zhvillimit të fëmijës do të ndërmerret në këtë vizitë. Caktoni vizitën tuaj të radhës tek mjeku!
Body

Fëmija juaj ka bërë përparim të dukshëm dhe ka zotëruar shumë aftësi. Ai/ajo tashmë ndoshta ulet vetë, duke ekzaminuar lodra në mënyra të ndryshme, ha me ndihmën e gishtërinjve të tij/saj, kënaqet duke imituar të rriturit në lojë, duke përdorur objektet në mënyrën e duhur, etj. Ju jeni mësuesi kryesor i fëmijës suaj dhe është e rëndësishme të jeni një shembull pozitiv për të.

Përgatitja për vizitë

  • Përveç gjërave të zakonshme, ju do të sillni lodrën ose librin me fotografi të preferuar të fëmijës suaj, një gotë të mbuluar me ujë të pastër dhe pyetjet e shkruara për pediatrin.

Përmbajtja e vizitës parandaluese 

  • Juve do të ju kërkohet nga infermierja pediatrike ose mjeku që të plotësoni një pyetësor të vlerësimit të zhvillimit, i cili shqyrton se si fëmija juaj po përparon në të folur, aftësi fizike, aftësi sociale dhe të zgjidhjes së problemeve. Kjo ndihmon zbulimin e talenteve të veçanta tek fëmija juaj, por edhe fusha në të cilat ai mund të ketë nevojë për mbështetje shtesë.
  • Monitorimi i rritjes: Matjet e zakonshme të peshës trupore, gjatësisë së trupit dhe perimetrit të kokës dhe vlerat do të regjistrohen dhe do të futen në grafikët e rritjes.
  • Intervista hyrëse dhe këshillimi: Ushqimi me produkte jo-qumështore është ende temë që ngrihet, cilat ushqime mund t’i jepni fëmijës tuaj dhe çfarë të shmangni, sa shujta duhet t'i jepni. Ju gjithashtu mund të diskutoni mbi sjelljen e fëmijës dhe si të stimuloni sjelljen e dëshirueshme: të nënvizoni se çfarë është e mirë dhe çfarë jo, duke vendosur kufij, duke treguar pasojat, duke dëgjuar fëmijën dhe duke i kushtuar vëmendjen e duhur, duke e lavdëruar për një punë të bërë mirë, duke dekurajuar sjelljen e keqe, etj. Është e rëndësishme që të gjithë anëtarët e familjes të ndjekin të njëjtat rregulla. Mund të jetë gjithashtu rast i mirë për të mësuar mbi ankthin e ndarjes dhe diskutuar atë. Vitamina D dhe suplementet e hekurit duhet të vazhdohen. Gjithashtu mund të merrni udhëzime në lidhje me mënyrat e duhura për të mbajtur higjienën e duhur të gojës.
  • Ekzaminimi mjekësor dhe vlerësimi zhvillimor: Mjeku do të kryejë një ekzaminim të rregullt klinik të fëmijës dhe në vazhdën e kësaj mund të kontrolloni së bashku disa nga aftësitë e tij për të cilat nuk keni qenë të sigurt gjatë plotësimit të pyetësorit.
  • Mënyra e shëndetshme e jetesës: Përpjekjet e vazhdueshme në lidhje me parandalimin e ekspozimit ndaj tymit të duhanit, parandalimin e ekspozimit të hershëm ndaj mediave, Mos e vëni fëmijën tuaj në gjumë me një shishe, veçanërisht shishe që përmban formulë ose pije të ëmbëlsuar, ekspozimin e sigurt ndaj rrezeve të diellit dhe si ta transportoni fëmijën tuaj në mënyrë të sigurt në makinë.
  • Çështje të tjera

Vaksinimi

  • Vaksinimi nuk është planifikuar në këtë moshë, përveç nëse fëmija juaj ka mbetur pa marrë një nga vaksinat e rregullta të planifikuara më parë.

Mendimi përfundimtar 

  • Bazuar në kontrollin, vëzhgimin e sjelljes së fëmijës dhe rezultatet e marra në vlerësimin e zhvillimit, mjeku ose infermierja do të ndajnë me ju një mendim gjithëpërfshirës për rritjen, zhvillimin dhe shëndetin e fëmijës tuaj.
  • Nëse ka nevojë për vlerësim më të hollësishëm të zhvillimit, fëmija do të referohet tek një specialist tjetër ose bashkëpunëtor shëndetësor.
  • Ju gjithashtu mund të merrni disa materiale me shkrim edhe këtë herë dhe do t'ju jepet informacion në lidhje me kohën e vizitës tuaj të ardhshme.

Mos harroni se ju jeni mësuesi kryesor i fëmijës tuaj dhe keni nevojë për mbështetje dhe ndihmë profesionale për të përmbushur më mirë rolin tuaj prindëror. Mendoni të jeni shembull pozitiv për fëmijën tuaj.