Pse është e rëndësishme që fëmija juaj të vaksinohet

Vaksinimi është një mënyrë e thjeshtë, e sigurt dhe efektive për të forcuar imunitetin e fëmijës tuaj dhe për të krijuar mbrojtje kundër sëmundjeve të rënda infektive.
Body

Vaksinimi është një nga përbërësit më të rëndësishëm të shëndetit të secilit prej nesh. Që në ditët e para të jetës, foshnja mbrohet me vaksinat nga rreziku për të marrë sëmundje infektive që ekzistojnë përreth. Paaftësia dhe vdekshmëria e fëmijëve të vegjël janë zvogëluar në mënyrë dramatike në të gjithë botën, falë vaksinimit. Situata që kaploi të gjithë botën me shfaqjen e virusit Covid-19  tregoi se sa të rëndësishme janë vaksinat për komunitetin për të luftuar dhe kapërcyer viruse të tilla të fuqishme që përhapen me shumë lehtësi dhe shpejtësi në popullatë, duke shkaktuar një pandemi botërore.

Për aq kohë sa sëmundjet infektive ekzistojnë diku në botë, dhe ka vaksina kundër tyre, është e rëndësishme për të mbrojtur fëmijën tuaj me vaksinim. Është gjithashtu një mënyrë e mirë për të mbajtur imunitetin kolektiv ndaj sëmundjeve infektive ekzistuese dhe për të pasur aftësinë për të zhvilluar dhe prodhuar vaksina të reja kundër sëmundjeve të reja që dalin dhe ndodhin periodikisht.

Efektivat e vaksinimit mund të shihen në shembullin e luftës kundër virusit të lisë, që dikur shkaktonte një sëmundje të rëndë vdekjeprurëse. Si rezultat i vaksinimit të zbatuar me sukses në botë, tashmë ajo është një sëmundje që nuk ekziston më që nga viti 1980, kur nevoja për aplikimin e mëtejshëm të vaksinës kundër kësaj sëmundjeje pushoi.

  • Çfarë janë vaksinat? Vaksinat përbëhen nga: patogjenët e vdekur ose të gjallë, por të dobësuar (viruset ose bakteret), pjesët e tyre ose grimcat e ndryshuara të patogjenëve. Ato janë projektuar për të qenë të padëmshme, por për të stimuluar fuqishëm sistemin imunitar të fëmijës tuaj për të prodhuar antitrupa, dhe për të krijuar mbrojtje kundër këtyre patogjenëve. Këto antitrupa bëjnë mbrojtjen e fëmijës tuaj dhe janë gjithmonë gati për t'u mbrojtur kur patogjenët përpiqen të sulmojnë trupin.
  • Imunizimi dhe vaksinimi. Imunizimi është proçesi i ofrimit të mbrojtjes për një fëmijë nga disa sëmundje infektive. Kjo mbrojtje mund të ofrohet në mënyrë aktive, nëpërmjet vaksinimit, por edhe pasivisht duke administruar faktorë mbrojtës të gatshëm, immunoglobulinë që përmbajnë antitrupa specifikë (ose antitrupa monoklonalë). Vaksinimi aktiv siguron mbrojtje për një kohë të gjatë ndërsa vaksinimi pasiv siguron mbrojtje për një kohë relativisht të shkurtër (zakonisht për vetëm disa javë).
  • Vaksinimi është akti i dhënies së vaksinës. Kjo procedurë inkurajon me qëllim krijimin e antitrupave, në fëmijën tuaj, kundër një patogjeni (një agjent si bakteret ose virusi që shkakton një sëmundje) pa vuajtur nga sëmundja. Kryhet: me injeksion (p.sh. kundër diphtheria, tetanus, kollë e keqe, etj), përmes gojës (kundër poliomielit dhe rotavirusit) dhe nëpërmjet mukozës së hundës (vaksina e gripit të gjallë). Disa fëmijë, për shkak të moshës ose sëmundjeve të rënda që dobësojnë ose dëmtojnë përgjithmonë imunitetin, nuk do të jenë në gjendje të vaksinohen apo nuk do të jenë në gjendje të marrin të gjitha vaksinat. Ju mund të merrni rekomandime të përditësuara dhe këshilla nga mjeku juaj, ose në situata të jashtëzakonshme është e rëndësishme të konsultoheni me një imunolog pediatrik.
  • Imuniteti kolektiv:  Imunizimi do ta mbrojë fëmijën tuaj nga disa sëmundje infektive, do ta forcojë atë, por gjithashtu do të parandalojë përhapjen e mëtejshme të sëmundjes. Prandaj, është e rëndësishme që një numër i mjaftueshëm njerëzish në komunitet të fitojnë rezistencën e nevojshme, në mënyrë që të ngadalësojnë ose ndalojnë plotësisht përhapjen e baktereve dhe viruseve si shkak i këtyre sëmundjeve,. Në këtë mënyrë mbrojnë këtë pjesë të prekshme të popullsisë veçanërisht ato që nuk mund të marrin vaksina. Kjo mbrojtje quhet imunitet.

Në mënyrë që fëmija juaj të zhvillojë mbrojtje afatgjatë, ai/ajo do të duhet të marrë doza shtesë të vaksinës disa herë në mosha të ndryshme.

Mos harroni të vaksinoni fëmijën tuaj kundër sëmundjeve që mund të parandalohen nga vaksinimi, sepse kjo forcon sistemin mbrojtës të tij/saj dhe mund të shpëtojë jetë.