Cilat janë shkaqet e çrregullimit të spektrit të autizmit?
Deri kohët e fundit, këto çrregullime mendohej se shkaktoheshin nga faktorë gjenetikë, por hulumtimet e fundit tregojnë se faktorët e mjedisit janë po aq të rëndësishëm. Ajo që nuk ka gjasa është se ekziston një gjen specifik që është përgjegjës për zhvillimin e këtij çrregullimi. Ka më shumë të ngjarë që disa gjene kombinohen dhe veprojnë së bashku. Megjithëse shumë e lidhin autizmin me çrregullimet gastrointestinale, studimet nuk kanë gjetur prova të një incidence të rritur të çrregullimeve gastrointestinale te fëmijët me autizëm. Dallimet në strukturën e indeve të trurit janë vërejtur në një numër të caktuar të fëmijëve që nga mosha e hershme. Është zbuluar se madhësia e trurit është rritur ndjeshëm më shumë gjatë viteve të para të jetës te fëmijët me autizëm krahasuar me fëmijët e zhvillimit tipik. Pra, pjesë të ndryshme të trurit nuk komunikonin në mënyrë tipike. Sidoqoftë, te fëmijët me autizëm në moshën 10-15 vjeç, madhësia mesatare e trurit është e ngjashme me madhësinë e trurit të fëmijëve pa aftësi të kufizuara në zhvillim, ndërsa më vonë në moshën e rritur ka një tendencë zvogëlimi të vëllimit të masës gri dhe të bardhë te njerëzit me autizëm. Një sasi e madhe e provave nga studime të ndryshme tregojnë se nuk duhet ta harrojmë rolin e çregullimit imunitar të nënës dhe pas lindjes, në zhvillimin e autizmit. Faktorët mjedisorë që mund të shoqërohen me autizëm përfshijnë: ekspozimin ndaj pesticideve mjedisore, viruseve (linë e dhenve, rubeolës), acidit retinoik, përdorimit të disa ilaçeve në shtatzani, përdorimit të alkoolit gjatë shtatzanisë, moshës së prindërve, si dhe ndërlikimeve në lindjen e fëmijës të shoqëruara me trauma. Nuk ka asnjë lidhje të provuar midis vaksinave dhe zhvillimit të autizmit.
|