Vaksina e poliomielitit

Vaksinat e poliomielitit përdoren për të parandaluar poliomielitin (polio), një sëmundje e rëndë që shkakton paralizë dhe vdekje tek moshat fëminore.
Body

Informacione rreth vaksinës

Vaksina përmban disa antigjene: viruset e poliomielitit të inaktivizuar (tre lloje virusesh). Përmban gjithashtu sakarozë, aminoacide, hidroksid alumini si ndihmës, fenoksietanol, trometamol dhe gjurmë të mbetjeve të procesit të prodhimit (neomicinë, streptomicinë, polimiksin B).

  • Ekzistojnë dy lloje të vaksinave kundër poliomielitit:
  1. Vaksina e poliomielitit të inaktivizuar (IPV): përmban viruse të poliomielitit të vrarë dhe jepet me injeksion intramuskular. Vaksina e inaktivizuar zakonisht administrohet në kombinim me vaksina të tjera.
  2. Vaksina orale e poliomielitit (OPV) përmban viruse të poliomielitit të gjalla, të dobësuara, të afta që të shkaktojnë imunitet por nuk janë të afta që të shkaktojnë sëmundje. Kjo vaksinë jepet me pika nga goja.
  • Vaksina administrohet me 5 doza, në moshën 2 muajshe, 4 muajshe, 6 muajshe, 2 vjeçare dhe 6 vjeçare. Referuar Kalendarit Kombëtar të Imunizimit duhet që të paktën njëra nga dozat të jetë OPV (të merret me pika nga goja).
  • Si OPV ashtu edhe IPV mund të bashkë-administrohen me vaksina të tjera për foshnjat.
  • Fëmija juaj nuk duhet të marrë vaksinën:
  1. Nëse fëmija juaj ka reaguar ndaj një dozë e mëparshme e vaksinës me një reaksion të rëndë alergjik ose është alergjik/e ndaj disa përbërësve të vaksinës.
  2. Nëse fëmija juaj ka një sëmundje akute me temperaturë, vaksinimi duhet të shtyhet deri sa fëmija të shërohet.

Efektet anësore të mundshme të rralla si reaksionet në vendin e injektimit (skuqje, ënjtje, ndjeshmëri, dhimbje ose gungë), ethe, nervozizëm, lodhje, përgjumje, dhimbje kyçesh janë normale dhe do të largohen së shpejti. Nëse shihni diçka që ju shqetëson, telefononi mjekun tuaj.