Lija e dhenve

Lija duket si një skuqje e lëkurës me pika të kuqe që kthehen në flluskë. Përdorni bikarbonat me sode dhe ujë ose locion calamine për të ndihmuar kundër kruajtjes. Mbani fëmijën tuaj larg nga ambientet e kujdesit të fëmijët, nga entet parashkollore ose shkollore, derisa të shërohet flluska e fundit. Mënyra më e mirë për ta shmangur linë e dhenve është ta imunizoni fëmijën tuaj
Body

Rreth lisë së dhenve

Lija e dhenve është një sëmundje ngjitëse që shkaktohet nga virusi Varicella zoster .

Lija e dhenve mund të përhapet përmes:

  • kontaktit të drejtpërdrejtë fizik me dikë që ka linë e dhenve
  • teshtitjes dhe kollitjes
  • kontakt të drejtpërdrejtë fizik me dikë që ka herpes.

Ashtu si lija e dhenve, herpes shkaktohet nga virusi Varicella zoster. Nëse më parë e keni kaluar linë e dhenve dhe virusi është riaktivizuar, mund të infektoheni me herpes.

Simptomat e lisë së dhenve

Fëmijët e infektuar me virusin e lisë së dhenve zakonisht nuk kanë simptoma deri në 10-21 ditë pas kontaktit.

Te fëmijët, sëmundja zakonisht fillon me një ndjenjë të përgjithshme të lodhjes, si dhe me ethe. Gjatë 2-5 ditëve të ardhshme, përhapet një skuqje.

Në fillim, kjo skuqje shfaqet si pika të kuqe, të cilat zhvillohen në fluska të vogla mbi gjoks, në shpinë, bark ose fytyrë. Këto së shpejti shfaqen në pjesën tjetër të trupit, dhe madje mund të shfaqen në gojë ose veshë, ose në organet gjenitale ose tek sytë. Fluskat shkaktojnë kruarje të jashtëzakonshme, dhe shkaktojnë dregëza që më pas thahen. Dregëzat mund të zgjasin disa javë derisa të bien.

Skuqja nuk lë asnjë plagë, vetëm nëse fluskat ose dregëzat janë gërvishtur, ose plagët janë infektuar.

Këto simptoma kanë tendencë të jenë shumë më të buta te fëmijët sesa tek të rriturit.

Lija e dhenve është ngjitëse dy ditë para se të shfaqet skuqja derisa të gjitha plagët ekzistuese ose fluskat të kanë formuar dregëza dhe të jenë plotësisht të thata. Kjo zakonisht zgjat rreth një javë.

Komplikimet dhe rreziqet e lisë së dhenve

Fëmijët e shëndetshëm kryesisht kanë një skuqje të lëkurës, por nuk kanë komplikime tjera. Rrallë, plagët e lisë mund të infektohen me baktere. Bakteret mund të vazhdojnë të shkaktojnë infeksion të rëndë sistemor. Komplikimet e tjera përfshijnë pneumoni dhe encefalit.

Ka disa fëmijë që janë në rrezik të lartë nëse vijnë në kontakt me linë e dhenve. Virusi mund t'i prekë ata shumë rëndë. Këta fëmijë përfshijnë:

  • foshnjat e porsalindura
  • fëmijët që kanë imunitet të ulët
  • fëmijët me kancer
  • fëmijët që marrin ilaçe imunosupresuese si kortikosteroidet me dozë të lartë.

Këta fëmijë duhet të mbahen larg njerëzve me li të dhenve. 

A duhet fëmija juaj të vizitojë mjekun për shkak të lisë së dhenve?

Ju duhet ta çoni fëmijën tuaj tek mjeku nëse jeni i/e shqetësuar që fëmija juaj mund ta ketë linë e dhenve.

Ju gjithashtu duhet të bisedoni me mjekun tuaj nëse fëmija juaj është në një nga grupet me rrezik të lartë dhe ka qenë në kontakt me dikë, që mund ta ketë linë e dhenve.

Gratë që janë shtatzëna janë gjithashtu në rrezik të lartë dhe duhet ta vizitojnë një mjek.

Mjekimi i lisë së dhenve

Fëmijët me li të dhenve zakonisht kanë nevojë për trajtim vetëm për t’i lehtësuar simptomat si kruajtja dhe ethet.

Për të ndihmuar me kruajtjen, vendosen gaza të lagura me bikarbonat sode dhe ujë mbi sipërfaqen e infektuar. Kremrat si locion calamine gjithashtu mund të ndihmojnë. Nëse fëmija juaj vërtet nuk mund ta durojë kruajtjen, mjeku juaj mund t’ia përshkruajë një ilaç antihistamine.

Jepini paracetamol sipas udhëzimeve, nëse fëmija juaj vërtetë ka probleme me temperaturën.

Nëse ia prisni thonjtë fëmijës tuaj, mund të ndihmojë. Në këtë mënyrë, edhe nëse ai/ajo i kruan plagët, ka më pak gjasa të infektohet. 

Fëmijëve me rrezik të lartë dhe fëmijët që kanë gjendje të rëndë të lisë së dhenve mund t’u jepet acyclovir, një ilaç anti-viral. Mjeku juaj mund të përshkruajë antibiotikë për infeksione të lëkurës dhe për pneumoninë. Disa herë fëmija mund të ketë nevojë të hopitalizohet dhe të marrë trajtim intravenoz.

Mbani fëmijën tuaj larg nga ambeintet e kujdesi për fëmijët, nga entet parashkollorore ose shkollore, derisa t’i shërohet edhe flluska e fundit.

Mos i jepni fëmijës tuaj aspirinë. Fëmijët e trajtuar me aspirinë mund të zhvillojnë sindromën Reye, një gjendje e rrallë por shumë serioze.

Parandalimi i lisë së dhenve

Mënyra më e mirë për ta shmangur linë e dhenve është që fëmija juaj të imunizohet.