Konstipacioni

Konstipacioni ndodh kur fëmija ka një jashtëqitje të fortë dhe të madhe dhe e ka të vështirë për të defektuar. Fëmijët me kapsllëk, shpeshherë nuk kryejnë rregullisht nevojat e tyre fiziologjike.
Body

Shkaqet e konstipacionit te fëmijët

Kapsllëku mund të ndodhë për disa arsye.

Fëmija juaj mund të mos i lirojë organet e tretjes, sepse ai/ajo është shumë i/e zënë duke luajtur, sepse ka dhimbje kur bën nevojat fiziologjike (ose është lënduar më parë), ose sepse ai/ajo nuk dëshiron t’i përdorë tualetet në entin parashkollor ose në shkollë.

Mund të ndodhë edhe kur fëmija nuk ha mjaftueshëm fije nutritive ose për shkak të ndonjë sëmundjeje që e ka bërë fëmijën të hajë e të pijë më pak.

Të gjitha këto situata mund të shpijnë në krijimin e jashtëqitjes në zorrë. Kur ndodh kjo, atëherë jashtëqitja bëhet shumë e fortë për fëmijën tuaj, që ta nxjerrë jashtë me lehtësi.

Ka disa kushte mjekësore që mund të shkaktojnë kapsllëk te fëmijët, por këto nuk janë të zakonshme.

Simptomat e konstipacionit te fëmijët

Jashtëqitja normale duhet të jetë e lehtë për t’u liruar.

Por nëse fëmija juaj është kaps dhe jashtëqitja e tij/saj është e vështirë për t’u nxjerrë jashtë, a/ajo mund të ndjejë dhimbje dhe siklet kur përpiqet të kryejë nevojën. Kjo mund të bëjë që ai/ajo të mos shkojë në tualet.

Jashtëqitja e fortë mund ta zgjerojë më tepër anusin e fëmijës dhe të shkaktojë çarje të vogla sipërfaqësore, që mund të shpijnë në dhimbje dhe gjakderdhje.

Fëmija juaj mund të ketë edhe dhimbje barku, të cilat shfaqen dhe rikthehen. Ai/ajo mund të shfaqë sjellje “të shtrëngimit” si kërcitje ose shqetësim, duke i kapërcyer këmbët e tij/saj, ose duke refuzuar të ulet në tualet. Ai/ajo përgjithësisht mund të ngjajë si i/e paqëndrueshëm/e.

Nëse fëmija juaj ka qenë kaps për një kohë të gjatë, mund ta kryejë nevojën në rrobat e veta pa vetëdije. Mund të jetë një sasi e vogël ose e madhe e jashtëqitjes dhe mund të ndodhë në çdo kohë të ditës. Kjo quhet përlyerje ose mungesë e vetëpërmbajtjes fekale.

Mungesa e vetëpërmbajtjes fekale ndodh sepse jashtëqitja e fortë ka ngecur dhe është zgjatur në rektum. Më pas, fëmija mund të humbasë dëshirën për të shkuar në tualet, sepse rektumi i tij/saj ndihet gjithnjë i zgjatur. Jashtëqitja e lëngët mund të vërshojë mbi jashtëqitjen e vjetër, pa e ndjerë fëmija juaj atë ose pa dashur ta lëshojë atë.

Ka një gamë të madhe të normales kur bëhet fjalë për sa shpesh fëmijët e kryejnë nevojën. Disa fëmijë shkojnë në tualet 2-3 herë në ditë, ndërsa fëmijët e tjerë shkojnë dy herë në javë.

Kur duhet të takoni mjekun për çështjen e kapsllëkut te fëmijët?

Duhet ta dërgoni fëmijën te mjeku nëse:

  • ju duhet t’i jepni fëmijës tuaj një laksativ për më shumë se disa herë në vit.
  • kapsllëku i fëmijës tuaj nuk bëhet më mirë pasi t’i jepni atij një laksativë.
  • fëmija juaj nuk e ka kryer nevojën për pesë ditë.
  • fëmija juaj e kryen nevojën në rroba pa vullnetin e tij/saj.
  • fëmija juaj përveç kapsllëkut ka gjithashtu ethe, të vjellat, ka gjak në jashtqitje ose humbje të peshës.
  • fëmija juaj ka çarje të dhimbshme në lëkurë rreth anusit.
  • fëmija juaj ka kapsllëk dhe ju jeni të shqetësuar se ai/ajo nuk është duke ngrënë apo duke pirë sa duhet.

Trajtim për konstipacionin

Fëmija ka nevojë për zakone të shëndetshme të zorrëve.

Ushqimi
Hapi i parë drejt zakoneve të shëndetshme të zorrëve është ushqimi. Një ushqim i shëndetshëm që ka fije nutritive të mjaftueshme ndihmon në parandalimin e kapsllëkut. Ushqimet që janë të pasura me fibra përfshijnë bukët integrale dhe me drithëra, frutat dhe perimet.

Shkuarja e rregullt në tualete
Nëse fëmija juaj është bërë kaps, nxiteni të krijojë shprehi të ulet rregullisht në tualet dhe të përpiqet ta kryejë nevojën. Është mirë nëse ai mund ta bëjë këtë për pesë minuta rreth 20-30 minuta pasi të përfundojë së ngrëni mëngjesin, drekën dhe darkën.

Ajo mund të ndihmojë nëse fëmija juaj ka një një karrige për këmbët ose një kuti për t’i vënë këmbët, derisa ulet në tualet. Bëni që fëmija t’i vendosë këmbët e saja të sheshta, të gjunjëzohet dhe të anojë pak përpara derisa shtyn.

Gjithashtu, mund ta mësoni fëmijës të jetë i vetëdijshëm dhe t’i përgjigjet dëshirës së trupit të tij për ta kryer nevojën. Një mënyrë për ta bërë këtë është duke filluar një ngjitës ose një tabelë shpërblimi për ta lavdëruar fëmijën që ka shkuar në tualet.

Laksativët
Mund të të duhet t’i japësh fëmijës një laksativ nëse është bërë kaps, kështu që ai mund ta nxjerr jashtëqitjen e forcuar pa dhimbje.

Lëngu i kumbullave të thata është një laksativ i butë natyror që vepron te disa fëmijë. Nëse kjo nuk funksionon, duhet ta vizitoni mjekun tuaj.

Ilaçet e mundshme laksative përfshijnë:

  • laksativët osmotikë si laktulose, polietylene glycol të cilat e rrisin ujin në jashtëqitjen e fëmijës tuaj dhe e zbutin atë
  • vaji i parafinës së lëngshëm, i cili zbut dhe lubrfikon jashtëqitjen
  • stimulues si Senekot® ose Dulcolax SP®, të cilat stimulojnë zorrën për ta liruar jashtëqitjen.

Disa fëmijë me kurim kronik duhet të vazhdojnë të marrin ilaçe laksative për disa muaj. Mjeku juaj do t’ju bëjë të ditur për rrjedhën e duhur të trajtimit.

Kapsllëku te foshnjat

Çfarë është normale?
Është e zakonshme që shumë foshnja të skuqen në fytyrë dhe të tendosen kur kryejnë nevojën.

Kryerja e nevojës nga bebet nën gjashtë muaj varet nga ajo se me çfarë ato ushqehen.

Foshnjat e ushqyera me gji mund ta kryejnë nevojën deri në pesë herë në ditë, ose vetëm një herë në pesë ditë. Jashtëqitja e tyre është e butë dhe e verdhë ose me ngjyrë mustardë.

Foshnjat e ushqyera me formulë zakonisht e kryejnë nevojën 1-2 herë në ditë. Jashtëqitja e tyre është më e fortë dhe më si ngjyrë gjelbër-kafe.

Foshnja juaj mund të jetë bërë kaps, nëse jashtëqitja e tij/saj është e thatë dhe e thërrmuar ose si pelet, dhe kur kryen nevojën duket se i shkakton dhimbje ose siklet.

Disa bebe kanë kapsllëk sepse nuk kanë marrë qumësht të mjaftueshëm gjiri ose sepse formula e qumështit nuk është e përbërë në mënyrë korrekte dhe nuk ka ujë të mjaftueshëm në të. 

Nëse mendoni se foshnja juaj është kaps dhe nuk ka përmirësim të shpejtë pas masave të thjeshta të tilla siç është përdorimi i lëngut të kumbullave të thata, shihni mjekun tuaj për t’u siguruar që nuk ka ndonjë problem.