Si të mbani në krahë një fëmijë të porsalindur: ilustrim me fotografi
Si të marrim në krahë një fëmije të porsalindur
Kujdesuni për kokën e të porsalindurit, veçanërisht rreth fontaneleve. Gjithmonë ndihmojeni atë të mbajë kokën dhe qafën.
Për të marrë foshnjën tuaj në krah, vendosni njërën dorë poshtë kokës dhe qafës dhe dorën tjetër në pjesën e poshtme të tyre. Përkulni gjunjët për të mbrojtur kurrizin tuaj.
Pasi ta keni kapur mirë, ngrijeni dhe afrojeni foshnjën pranë gjoksit tuaj ndërsa ju merrni pozicionin drejtë.
Mbajeni në krah dhe në pozicionin 'djep' foshnjën tuaj
Sigurohuni që koka e foshnjës të mbështetet në gjoksin tuaj. Rrëshqiteni dorën lart nga fundi i këmbëve për të mbajtur qafën e tij/saj.
Përkundeni lehtësisht kokën e foshnjës në pjesën e harkuar të krahut tuaj, duke i mbajtur qafën. Dorën tjetër vendoseni poshtë këmbëve të tij/saj.
Mbajtja në pozicionin e djepit ju lejon që ta shikoni foshnjën tuaj. Mund të buzëqeshni dhe të flisni me të.
Mbajtja e shpatullave dhe këshilla sigurie
Mbajtja e shpatullave: mbështeteni foshnjën në gjoks dhe shpatull, duke i mbajtur kokën dhe qafën me dorën tuaj. Vendoseni dorën tjetër në pjesën e poshtme të trupit.
Mbani fëmijën tuaj të sigurt: mos mbani kurrë pije të nxehta dhe mos gatuani ndërkohë që jeni duke e mbajtur fëmijën në krahë. Gjithmonë mbajeni atë në mënyrë të sigurt kur ngjitni ose zbritni shkallët.
Ndihmoni fëmijët dhe gjyshërit nëse duan ta mbajnë foshnjën. Kërkojini të ulen, më pas vendoseni me kujdes foshnjën në krahët e tyre.