Numërimi në natyrë

Materialet që ju nevojiten: Tabelë shkrimi (clipboard), letër, laps

Pajisje shtesë opsionale: Lupë zmadhuese, dylbi

Çfarë mund të bëni së bashku: Merrni fëmijën/fëmijët tuaj jashtë për të eksploruar botën e natyrës. Cilat lloje të ndryshme të bimëve dhe kafshëve mund t'i dallojnë? Bëni që ato të ndalen dhe të shikojnë vende të ndryshme, dhe gjithashtu t'i regjistrojnë gjetjet e tyre magjepsëse - që nga maja e pemëve deri nën gur e shkëmbinj. Gjetjet mund t'i regjistrojnë në mënyra të ndryshme. Mbase ata/ato mund ta bëjnë një tabelë, duke i renditur të gjitha llojet e bimëve që gjejnë? Ose ndoshta ju pëlqen t'i vizatojnë ose etiketojnë kafshët dhe insektet që gjejnë? Një tjetër mundësi zbavitëse do të ishte ndonjë lojë memorizimi - sfidoni ata/ato ta mësojnë një listë me kafshë/insek/bimë/zogj të ndryshëm që  shohin, dhe ta përsërisin me zë të lartë. Për shembull, "Sot unë numërova pesë rosa, tre flutura, një bretkosë, dy mollëkuqe ...". Gjëja më e rëndësishme është që fëmijët të argëtohen duke mësuar për botën përreth tyre!

Më shumë insekte ka në një milje katror në një fushë të zbrazët, sesa që ka njerëz në botë!

Çfarë po mëson fëmija juaj: Ta nxisni fëmijën të investigojë, emërojë dhe numërojë jetën e egër që ata shohin është sfidë argëtuese për shqisat e tij/saj - dhe diçka që shpalos shumëllojshmërinë e bimëve dhe kafshëve që jetojnë përreth. Gjithashtu është një mënyrë e shkëlqyer për të zhvilluar fjalorin dhe aftësitë e tyre në numërim!