Ora e Vjershave!
Çfarë mund të bëni së bashku: Për të kryer këtë aktivitet, ju duhet vetëm ta shtrini fëmijën tuaj me shpinë në një sipërfaqe të butë, si për shembull krevat fëmijësh ose shtrat. Këtë aktivitet mund ta bëni edhe kur ndërroni pelenën për ta bërë detyrën më argëtuese.
Në lindje, foshnjat mund të shohin vetëm një distancë prej 20-30 centimetra, kështu që shikoni fëmijën tuaj nga përpara nga kjo distancë. Filloni të flisni me ëmbëlsi me të për të tërhequr vëmendjen e tij/saj. Pasi të keni tërhequr vëmendjen e tyre, mund të recitoni rimën e mëposhtme. Ju gjithashtu mund të recitoni apo këndoni vjersha të tjera për fëmijë që dini dhe t'i alternoni vjershat çdo ditë ose në çdo ndërrim të pelenës.
"Qingji vogël rri mendushëm be be ba
Pse më shikon ashtu trishtushëm be be be
eja eja bashkë në arë tring tring tring
unë mbledh lule ti ha barë tring tring tring etj"
Çfarë po mëson fëmija juaj: Ky aktivitet do ta ndihmojë fëmijën tuaj që të njohë origjinën e tingujve, të kthejë kokën dhe t'i përgjigjet gjuhës së njerëzve të tjerë me këtë aktivitet të lezetshëm.