Përballja me njerëz të rinj dhe vende të reja
Materialet që ju nevojiten: Asnjë material
Çfarë mund të bëni së bashku: Në këtë moshë, fëmija juaj me shumë mundësi akoma shfaq ndonjë frikë ose parehati kur përballet me njerëz të rinj ose në situata të reja. Sidoqoftë, në këtë moshë fëmija juaj është më i/e aftë - me ndihmën tuaj - të gjejë mënyra si të menaxhojë ndjenjat e tij/saj.
Gjeni mënyra që të ekspozoni fëmijën tuaj gradualisht me njerëz të rinj dhe vende të reja. Për ta bërë këtë gjë, mund t'ju ndihmoj së pari që të flisni me të, ose nëse është e mundur, t'i tregoni ndonjë fotografi fëmijës tuaj (''E mban mend gjyshen? Do e vizitojmë sot më vonë.'') ose ''Më vonë ti dhe unë do vizitojmë Dr. Arbrin. Sikurse herëve të kaluara, ai/ajo do të vëzhgojë gojën tuaj, dhe kështu'' (i demonstroni). Nëse fëmija juaj nuk dihet rehat në situata të çuditshme, mund ta ndihmoni duke i treguar që po e dini se çfarë po ndjen (''Po, e di që po frikësohesh. Ulu këtu në prehrin tim. A e dëshiron arushin tënd?''). Pasi të përfundojë kjo situatë, flisni butësisht me fëmijën tuaj dhe kujtojini disa mënyra se si ai/ajo ishte në gjendje ta përballojë situatën: ''E di që u frikësove pak, mirëpo për tu ndjerë më mirë mendo sesi ishte në gjendje ta përballoje (i tregon se çfarë ka bërë)''.
Çfarë po mëson fëmija juaj: Mbani mend se frika e fëmijës tuaj për situata dhe njerëz të rinj për të është një hap i rëndësishëm në zhvillimin e tij/saj. Kjo tregon se sa i/e afërt është fëmija juaj me ju, dhe që ai/ajo e di dallimin ndërmjet situatave që e bëjnë atë të ndihet i/e sigurt dhe situatave që nuk e bëjnë. Me ndihmën tuaj, fëmija juaj po ndërton ''strategjitë e përballimit'' - mënyrat sesi ai/ajo e qetëson veten. Fëmija juaj fillon ta shohë veten si person i aftë, por gjithashtu si person që mund të mbështetet tek ju apo të tjerët për tu ndjerë rehat.