Përgatis ushqimin për familjen time

Materialet që ju nevojiten: Çdo gjë që përdorni zakonisht për të përgatitur një vakt për familjen, me përbërës të thjeshtë; mjete të thjeshta që fëmija juaj mund të përdorë për t'ju ndihmuar (tas dhe lugë e vogël, thikë plastike, etj.).

Çfarë mund të bëni së bashku: Në këtë moshë, shumica e fëmijëve duan të ndihmojnë dhe përgatitja e ushqimit është veçanërisht interesante. Të punuarit së bashku për të përgatitur një vakt ushqimor mund të ndihmojë fëmijën në përmirësimin e gjuhës! Gjatë punës së bashku, flisni për atë që po bëni, duke përdorur gjuhë përshkruese që ndoshta është pak më komplekse sesa ajo që përdorni herë të tjera. Për shembull mund të thoni, ''Tani më duhet një lugë tjetër. A mund të më gjesh një tjetër pak më ndryshe - jo si kjo që e kam? Oh, shkëlqyeshëm, kjo është më e madhe! Tani duhet ta vendosim tortën në tepsi. Më duhet një më e madhe. I sheh ato tepsitë atje? A mund të gjesh një shumë më të madhe?'' Ju i dini më së miri aftësitë gjuhësore të fëmijës tuaj. Bëni bisedën argëtuese dhe jo testim për fëmijën, por një mënyrë për të përdorur fjalë interesante. Ndoshta atij/asaj do t'i pëlqejë që të provojë fjalë të reja me ju në këtë aktivitet.

Çfarë po mëson fëmija juaj: Përfshirja e bisedave interesante në këtë aktivitet do të forcojë fjalorin dhe zhvillimin e përgjithshëm të gjuhës. Fëmija juaj do të zgjerojë kuptimin e tij/saj të fjalëve dhe frazave më komplekse dhe gradualisht do të fillojë t'i përdorë ato vetë. Sigurohuni që të vazhdoni të shikoni dhe lexoni libra së bashku, si dhe të tregoni histori. Biseda me fëmijën tuaj gjatë këtyre kohërave është gjithashtu një mënyrë e rëndësishme për të ndërtuar aftësitë e tij/saj gjuhësore dhe komunikuese.