Planifikimi paraprak: mjet për menaxhimin e sjelljes së fëmijëve
Pse planifikimi paraprak ndihmon në menaxhimin e sjelljes!?Udhëtimet për blerje, udhëtimet me makinë, telefonatat, pjesëmarrja në takime për veten, vizitat e miqve – këto janë të gjitha kohë që mund të jenë sfiduese për përmbushjen e nevojave të fëmijës dhe kryerjes së detyrave. Në këto situata, ekziston rreziku i sjelljes së vështirë të fëmijës suaj dhe zhgënjimi, stresi ose zemërimi te ju. Kjo ndodh për disa arsye:
Planifikimi paraprak mund të të ndihmojë t’i përballosh më mirë këto situata të vështira. Mund të provoni që të përdorni shtatë hapat tanë për planifikim paraprak. Këto hapa të ndihmojnë të mendosh se çfarë shkakton probleme në sjellje dhe si t’i menaxhosh problemet nëse ndodhin. 1. Identifiko situatat sfiduese Para se të planifikosh paraprakisht, duhet t’i dallosh situatat që janë të vështira për ty dhe fëmijën. Këto mund të jenë raste kur jeni ndjerë të stresuar, të mërzitur ose në siklet nga sjellja e fëmijës. Si fillim, përpiquni të gjeni se çfarë po e bën të vështirë situatën. A ka shumë kërkesa, presione kohore apo bezdisje? Ose mjedisi e nxit fëmijën ndaj sjelljeve të vështira - për shembull, në një dyqan fëmija juaj tundohet nga ëmbëlsirat që qëndrojnë në nivelin e syve të tij/saj? Gjithashtu, ia vlen të mendosh nëse mund ta shmangësh situatën ose t’i kërkosh dikujt ndihmë. Për shembull, mund të rrish në shtëpi me fëmijën ndërkohë që partneri shkon për të bërë pazar. Nëse nuk e shmangni dot situatën ose mendoni se mund të të ndihmojë nëse fëmija mëson si ta përballojë më mirë situatën, planifikimi paraprak mund t'ju ndihmojë. Hapat më poshtë ju japin disa ide për planifikimin që më përpara. Mund të jetë e dobishme të lexoni më shumë se si mund ta inkurajosh sjelljen e mirë, duke e ndryshuar mjedisin e fëmijës. 2. Bëji të qarta pritshmëritë Flisni me fëmijën para se të kaloni në një situatë sfiduese. Do të ishte e favorshme nëse e keni të qartë se çfarë prisni nga situata dhe cila sjellje është e pranueshme. Me fëmijët e vegjël dhe fëmijët e moshës parashkollore, mund ta thoni atë që e prisni. Fëmijët e moshës shkollore do t’i kenë idetë e tyre, prandaj punoni së bashku për të zhvilluar disa rregulla specifike. Me fëmijët e moshës shkollore, ky hap është më shumë një negocim, por megjithatë ju e keni fjalën e fundit. Rregullat duhet të jenë të qarta, të thjeshta dhe të përqendruara në sjelljen që dëshironi të shihni. Për shembull, rregullat për dhomën e pritjes te mjeku mund të jenë: “Fol me zë të ulët”, “Pyet para se të prekësh diçka”, “Ji i/e butë me lodrat dhe revistat” dhe “Luaj në dysheme pranë meje”. Fëmija do të ketë më shumë të ngjarë t’i kujtojë rregullat nëse nuk ka shumë prej tyre. Është gjithashtu një ide e mirë të jeni dakord paraprakisht mbi atë që ndodh, kur rregullat ndiqen ose jo. Për shembull, për dhomën e pritjes te mjeku mund të thuash: “Nëse rri afër meje dhe më pyet para se të prekësh diçka, mund të luash me lodrat ose t’i lexosh librat. Nëse harron të qëndrosh afër ose do prekësh diçka pa pyetur, do të ulesh në karrige pranë meje për një minutë”. Sigurohuni që fëmija ju kupton duke i kërkuar t’i shpjegojë rregullat dhe pasojat. Bëjeni këtë përsëri pak para se të jeni në situatën sfiduese – për shembull, pak para se të shkoni te dera e klinikës së mjekut. Rregullat familjare mund t’i ndihmojnë pjesëtarët e familjes që të ndërveprojnë më mirë dhe të kenë jetë familjare më paqësore. 3. Imagjinojeni fëmijën si një “person që mëson” Sjellja e vështirë mund të ndodhë sepse një fëmijë nuk ka aftësitë e duhura për të përballur një situatë. Pyet veten se si mund ta ndihmosh fëmijën të mësojë çfarë të bëjë në situata të vështira. Ja disa sugjerime. Jepi mundësi fëmijës të praktikojë dhe të ketë sukses
Mendo se kur ka të ngjarë që fëmija yt të sillet më mirë Shqyrto, çfarë aftësish duhet të mësojë fëmija 4. Planifikoni mënyra se si ta ndihmoni fëmijën të jetë i/e zënë dhe i/e angazhuar Për fëmijët e vegjël, planifiko disa aktivitete që do t’i mbajnë të zënë në situata të vështira. Mbajeni gati një “çantë për jashtë”, me një pije, pak ushqim dhe disa objekte të vogla por interesante – për shembull, letra, lapsa me ngjyra, fletë ngjitëse apo blloqe. Me ndihmën tuaj, fëmijët e moshës parashkollore dhe të moshës shkollore mund të planifikojnë vetë aktivitete interesante ose mund t’i përfshini në atë që po bëni. Për shembull, derisa bëni pazarin me ushqime, mund t’i kërkoni fëmijës të gjejë gjëra në rafte dhe t’i vendosë në karrocë ose t’i identifikojë ngjyrat ose fjalët në etiketa. Mund të bëni aktivitete të veçanta vetëm për udhëtime me makinë. Këto mund të jenë leximi i librave, muzikë, kërcimi e kështu me radhë. 5. Inkurajo sjelljen e mirë Gjatë një situate sfiduese, kërkoni dhe inkurajoni sjelljen që ju pëlqen. Herë pas here merrni kohë për të ndërprerë atë që po bëni, për t’ia bërë me dije fëmijës kur të pëlqen ajo që po bën ai/ajo. Mund të jetë e vështirë të mbani mend që ta bëni këtë, por lavdërimi e bën më të mundshme që fëmija juaj të përsërisë sjelljen. Përpiquni të lavdëroni më shumë se sa të kritikoni. Si udhërrëfyes, përpiqu ta lavdërosh fëmijën gjashtë herë për çdo herë që thua diçka negative. Për shembull, kur bëni pazar, mund ta lavdërosh fëmijën që qëndron afër, flet me zë të qetë dhe të ndihmon të gjesh gjërat. Nëse situata e vështirë është realizimi i një telefonate, mund ta ndërpresësh pak bisedën për ta lavdëruar fëmijën që po luan qetësisht. 6. Përdorni pasojat për sjelljen që nuk ju pëlqen Nëse i vë hapat e mësipërm në veprim, ka më shumë të ngjarë që fëmija të sillet mirë. Por është më mirë t’i planifikoni pasojat, që do t’i përdorësh nëse fëmija juaj nuk sillet siç duhet. Lajmi i mirë është se shumicën e pasojave që do t’i përdornit në shtëpi mund t'i përdorni edhe diku tjetër me disa ndryshime. Për shembull, nëse po e përdorni kohën e lirë në shtëpi, mund ta përdorni edhe gjatë udhëtimeve për pazar, duke e udhëzuar fëmijën të ulet ose të qëndrojë pranë jush për një kohë të shkurtër në supermarket. 7. Në fund mund të bëni një bisedë Mund të të ndihmojë të flasësh me fëmijën pasi ke qenë në një situatë të vështirë. Gjatë fjalimit, nxirrni në pah gjërat që i ka bërë mirë fëmija dhe festoni përparimin që po e arrini së bashku. Gjithashtu, mund të nxirrni në pah një ose dy gjëra që fëmija juaj mund t’i bëjë ndryshe në të ardhmen. Këto mund të bëhen synimet tuaja për herën tjetër.
|