Prindërit e vetëm dhe prindërimi i vetëm pozitiv

Fëmijët ia dalin më mirë kur kanë prindër mbështetës, që japin ngrohtësi, janë të ndjeshëm, të përgjegjshëm dhe fleksibël. Marrëdhëniet e forta me fëmijët ndërtohen mbi momentet e përditshme, vëmendja pozitive, lavdërimet e kështu me radhë. Rregullat e qarta e inkurajojnë sjelljen e mirë dhe i ndihmojnë fëmijët të ndihen të sigurt. Ndoshta jo gjithmonë keni ekuilibrin e duhur prindëror. Mos u bëni shumë të ashpër me veten. Është më mirë të mos i flisni fëmijëve për problemet e të rriturve. Në vend të kësaj, merrni mbështetje nga familja dhe miqtë.
Body

Prindërit e vetëm, që rrisin fëmijë të lumtur e të shëndetshëm

Fëmijët e rritur nga prindërit e vetëm mund të jenë po aq të lumtur dhe mendërisht të shëndetshëm, sa edhe fëmijët që jetojnë me të dy prindërit biologjikë. Pavarësisht nëse një fëmijë ka njërin apo të dy prindërit, fëmijët bëhen më të mirë kur kanë prindër që i mbështesin, i japin ngrohtësi, janë të ndjeshëm, të përgjegjshëm dhe elastikë.

Prindërit mund ti ofrojnë fëmijëve të tyre këtë lloj të prindërimit kur ata:

  • ndihen të sigurt për prindërimin pjesën më të madhe të kohës.
  • janë të interesuar për të qenë një prind i mirë.
  • e kuptojnë se askush nuk është i përkryer.
  • kanë mbështetje nga familja dhe miqtë.

Fëmijët mund të tremben nga ndjenjat e forta që shkojnë paralelisht me ndarjen. Nëse jeni prind i vetëm që po e përjetoni ndarjen, është mirë t’i thoni fëmijës suaj se të dy prindërit e duan atë dhe se ai/ajo nuk është fajtor/e apo shkaktar për ndarjen.

Krijoni marrëdhënie pozitive me fëmijët kur jeni prind i vetëm

Marrëdhëniet familjare pozitive i ndihmojnë fëmijët të ndihen të sigurt dhe të dashur. Ju ndihmojnë edhe ju të ndiheni mirë.

Ja disa mënyra se si mund ta ushqeni marrëdhënien tuaj me fëmijën:

  • Nxirrni maksimumin nga momentet e përditshme. Koha cilësore me fëmijën mund të ndodhë kurdo dhe kudo. Në darkë mund të bisedoni në vend që të shihni televizor. Ju mund të luani lojëra fjalësh në autobus, të këndoni së bashku në park ose të tregoni histori gazmore para kohës së gjumit.
  • Jini të interesuar. Flisni për gjërat e preferuara të fëmijës suaj, nga sporti tek muzika tek librat e deri tek mënyra se si funksionojnë gjërat. Lëreni fëmijën tuaj t’ju tregojë se si ta luani lojën e tij/saj të preferuar.
  • Kushtoni vëmendje pozitive. Buzëqeshni, qeshni dhe përqafojeni fëmijën tuaj sa më shpesh që mundeni. Tregojini se jeni të lumtur që ai/ajo është gjëja e parë që shihni në mëngjes dhe kur kthehet nga qendra e kujdesit, kopshti, ose shkolla.
  • Ndani kohë vetëm për vetëm. Nëse keni më shumë se një fëmijë, përpiquni të kaloni kohë rregullisht vetëm për vetëm me secilin fëmijë. Mund tì lexoni një libër para gjumit  fëmijëve më të vegjël ose të luani një lojë të qetë me fëmijën më të madh, kur më fëmijët më të vegjël flenë.
  • Lavdëroje fëmijën tënd. Për shembull, mund t'i thuash “Jam vërtet krenar/e për mënyrën se si i shprehe ndjenjat e tua me mua”.

Inkurajimi i sjelljes së mirë kur jeni prind i vetëm

Rregullat dhe kufijtë e qartë i japin fëmijëve një ndjenjë sigurie dhe komoditeti.

Por mund të jetë më e vështirë të jesh në përputhje me rregullat dhe kufinjtë kur jeni prind i vetëm, sidomos nëse jeni i/e lodhur dhe i/e stresuar, ose nëse sjellja e fëmijës është sfiduese.

Nëse jeni duke prindëruar i/e vetëm/e për shkak të ndarjes që ka ndodhur kohëve të fundit, atëherë mund të shihni disa ndryshime në sjelljen e fëmijës tuaj. Kjo është shumë tipike. Për shembull, disa fëmijë mund të kthehen tek gjërat nga të cilat janë rritur, si për shembull, të lagin krevatin, të flasin si bebe, të mos flenë, të mos hanë ose të shfaqin zemërim. Gjithashtu, fëmija mund të jetë në humor të keq dhe të debatojë më shpesh.

Më poshtë janë dhënë disa ide për inkurajimin e sjelljes së mirë dhe trajtimin e sjelljeve të vështira. Gjithashtu, nëse kjo sjellje nuk kalon brenda pak javësh, përpiquni të flisni me një profesionist të shëndetit për fëmijët, si me mjekun ose me infermieren tuaj.

Pranoni ndjenjat 
Inkurajoni fëmijën tuaj që t’i shprehë në fjalë ndjenjat e zemërimit ose të nervozizmit dhe tregojini se po e dëgjoni. Mund t’i pranoni këto ndjenja pa pranuar sjelljet e papërshtatshme. Për shembull, “e shoh që ndjehesh shumë i/e zemëruar – por të më bërtasësh mua nuk është në rregull. Le të marrim  frymë thellë së bashku dhe pastaj të flasim për atë që po ndodh”.

Krijoni rregulla të qarta 
Bëjani të ditur fëmijës rregullat e familjes që zbatohen kur është nën kujdesin tuaj. Nëse jeni të ndarë, është në rregull, nëse rregullat tuaja janë të ndryshme nga ato të ish-partnerit/es tuaj.

Dakordësimi për disa rregulla në një mbledhje familjare mund të jetë një hap i mirë. Kjo iu jep të gjithëve një mundësi për t’u bashkuar, dhe e rrit mundësinë që fëmija juaj t'i ndjekë rregullat.

Përpiquni të jeni konsistent/të qëndrueshëm
Fëmijët sillen më mirë kur kanë rregulla të qëndrueshme. Përmbajuni rregullave sa më shumë që të jetë e mundur dhe kujtojini vetes të qëndroni të qetë, edhe nëse fëmija juaj tërhiqet. Nëse nuk jeni gjithmonë të qëndrueshëm - kjo është në rregull. Mirëpo kujdesuni të mos toleroni herën tjetër.

Nëse jeni ndarë kohët e fundit, është mirë të vazhdoni t’i përforconi të njëjtat rregulla, që keni pasur para ndarjes.

Zgjidhini sfidat tuaja 
Trajtimi i çështjeve të disiplinës mund të jetë shumë e lodhshme, kur jeni prind i/e vetëm/e. Mund t`ju ndihmojë në zgjedhjen e sfidave tuaja. Për shembull, mund të ndiheni i/e nervozuar nëse  fëmija juaj i moshës parashkollore vizaton në fytyrën e motrës me lapustil (ose bojra uji). Por, nëse boja fshihet, atëherë a ka vërtet rëndësi?

Nëse i lini gjërat e vogla të rrjedhin natyrshëm, do të keni më shumë energji për të vepruar me qetësi, në momentin që do tju duhet të përballoni çështje të rëndësishme si siguria ose mirëqenia.

Ekuilibri i duhur prindëror

Ashtu si të gjithë prindërit, edhe ju ndonjëherë mund të luftoni për të gjetur ekuilibrin e duhur prindëror.

Nëse ju duket vetja se jeni shumë i/e rreptë– për shembull, i bërtisni fëmijës ose e lini të qëndrojë në dhomën e tij/saj për shumë kohë – përpiquni të mos mërziteni shumë me veten. Në vend të kësaj, ri-lidhuni me fëmijën dhe përkujdesuni që ai/ajo të ndjehet i/e sigurt, pastaj mendoni se si mund ta përballosh situatën më mirë herën tjetër.

Gjithashtu, është e lehtë të jeni tepër i/e butë me fëmijën, sidomos nëse kjo ju jep pak qetësi. Nëse familja juaj ka përjetuar një ndarje ose ndonjë ndryshim tjetër të madh në familje, edhe ju mund të ngurroni ta disiplinoni fëmijën, duke menduar se ai/ajo ka përjetuar mjaftueshëm. Mirëpo trajtimi i çështjeve të sjelljes në momentin, kur ndodhin ato, shmang problemet që mund të shfaqen më vonë.

Si prind i vetëm, qëndrimi juaj pozitiv, fuqia dhe vendosmëria mund t’i japin fëmijës një shembull që zgjat për gjithë jetën. Mund t’i tregoni fëmijës se mund të vazhdojë, edhe kur gjërat janë të vështira. Por asnjë prind nuk është i përsosur, prandaj mos u bëni tepër të ashpër me veten kur diçka nuk shkon mirë.

Si t’i trajtoni ndjenjat dhe problemet e të rriturve

Fëmija do t`ju shohë të mërzitur, të zemëruar ose të hidhëruar në kohë që jeni të stresuar. Kjo është normale për të gjithë prindërit në të gjitha familjet. Është e rëndësishme t’i bëni të ditur fëmijës se e doni dhe se ndjenjat tuaja negative nuk kanë të bëjnë me  të. Gjithashtu, është mirë ti jepni siguri fëmijës tuaj se gjërat do të përmirësohen dhe ju do të jeni aty për të.

Nëse fëmija juaj është aq i rritur sa t`ju kuptojë, përpiquni të jeni të sinqertë për atë që ju shqetëson, pa i dhënë hollësira. Për shembull, “Sot pata një ditë të keqe në punë. Jam në humor të keq”. Gjithashtu, shprehja e ndjenjave i ndihmon fëmijët të mësojnë t’i shprehin ndjenjat e tyre.

Si rregull i përgjithshëm, përpiquni t’i mbani çështjet e të rriturve larg diskutimeve me fëmijën tuaj. Disa probleme të të rriturve – si shqetësimet financiare, pabesia ose konflikti me një ish partner – mund t’i bëjnë fëmijët të ndihen shumë në ankth. Përdorni rrjetet e mbështetjes për të rriturit dhe flisni me persona të tjerë madhor.