Punët që ndihmojnë familjen
Materialet që ju nevojiten: Letër dhe laps, letër e prerë në shirita; një listë me detyra ose punë të thjeshta që fëmija është në gjendje t'i bëjë, një shkrim në secilën shirit të letrës. Shembuj: Hidh rrobat në shportën e rrobave, merr postën dhe vendose mbi tavolinë, vendosi pirunjtë dhe lugët mbi tavolinë për mëngjes, apo pastro shkallët (Këto varen nga jeta juaj familjare dhe nga aftësitë e fëmijës).
Çfarë mund të bëni së bashku: Flisni me fëmijën se sa po rritet. Ftojeni atë të zgjedhë një punë që mund ta bëjë çdo ditë, që t'ju ndihmojë juve dhe të tjerëve në familje. Lexoni me zë të lartë disa nga punët e shkruara në shiritat e letrës (ose kërkoni fëmijës t'i mbyllë sytë dhe të zgjedhë një letër nga kapela). Vendosni me të që kjo do të jetë puna e tij/saj gjatë javës së ardhshme, ose çfarëdo periudhe që dëshironi. Mund t'i ndryshoni punët çdo javë (shumë fëmijë në parashkollor kanë detyra shtëpie).
Nëse është e nevojshme, demonstroni se si performohet kjo punë, dhe inkurajoni fëmijën,si dhe ri-kujtojani në fillim. Lavdëroni përpjekjet e fëmijës, si do qofshin ato. Jini specifik në lëvdata, jo vetëm ''Bravo!'' por ''E pash që e pastrove tavolinën me shumë kujdes. Tani duket shumë e pastër!'' Përgëzoni veçanërisht pavarësinë e fëmijës tuaj në kryerjen e detyrave.
Çfarë po mëson fëmija juaj: Fëmija juaj po mëson që aftësitë e tij/saj të reja janë të rëndësishme për të ose familjen e tij/saj (dhe më vonë, për klasën e komunitetin). Fëmija po praktikon shumë aftësi që i mundësojnë atij/asaj të kujdeset për veten (për shembull të vishet vetë) dhe të marr pjesë në jetën në shtëpi. Kjo pavarësi graduale, në rritje është shenjë e zhvillimit pozitiv.