Pyll në një shishe!

Materialet që ju nevojiten: një shishe e madhe.

Çfarë mund të bëni së bashku: Për këtë aktivitet, thjesht merrni një shishe të pastër dhe bosh (ju sugjerojmë një shishe 2L) dhe dilni në ambient të hapur në natyrë. Ndërkohë që mund të jetë veçanërisht emocionuese eksplorimi i një parku ose pylli lokal, fëmijët mund të krijojnë edhe një pyll brenda në një shishe nga kopshti juaj. 

Nxitini fëmijët që të dalin jashtë në kërkim të 'elementeve të pyllit' që do t'i mbajnë në shishe. Çfarë lloj materialesh natyrore mund të gjejnë? Shembuj të gjërave që duhen përfshirë janë gjethet, degëza të thata, bar, gurë të vegjël, dheu, lulet, copat e lëvores së pemëve dhe myshk mbi pemë. 

Gjithashtu, mund t'i sfidoni fëmijët që ta mbushin shishen e tyre në një mënyrë që pasqyron shtresat e ndryshme të pyllit. Filloni me një shtresë dheu, para se të shtoni bar dhe gurë të vegjël, pastaj lëvore pemësh, degëza, gjethe dhe lule. 

Pasi të kenë mbaruar, fëmijët mund ta çojnë pyllin e tyre në shishe në shtëpi. Ndonëse përmbajtja është ende e freskët, mund të jetë një zbukurim natyror për dhomën e tyre të gjumit. 

Sigurohuni që artikujt natyrorë që mblidhni për shishen tuaj të mos kenë insekte mbi to, pasi shtëpia e tyre është pylli i vërtetë në qiell të hapur! 

Çfarë po mëson fëmija juaj: Ky aktivitet është një mënyrë e shkëlqyer për t'i emocionuar fëmijët për natyrën. Mbledhja dhe eksplorimi i materialeve natyrore do t'ju nxisë shqisat dhe do t'i ndihmojë që të kuptojnë dhe vlerësojnë botën që i rrethon.