Qendrat e kujdesit për fëmijë: kur fëmija juaj nuk po ambientohet me mjedisin e ri

Disa fëmijëve iu zgjat më shumë ose kanë nevojë për më shumë ndihmë për t'u ambientuar në qendrën e kujdesit të fëmijëve. Ndani informacione me edukatorët e fëmijës suaj për ndjenjat dhe përvojat e tij/saj në qendrën e kujdesit të fëmijëve. Punoni me edukatorët për ta ndihmuar fëmijën tuaj të ndërtojë një marrëdhënie besimi me ta.
Body

Rreth ambientimit në qendrën e kujdesit për fëmijë

Për fat të mirë disa fëmijë ambientohen në mjedisin e tyre të ri, në qendrën e kujdesit për fëmijë, brenda disa ditësh ose javësh. Të tjerë mërziten dhe qajnë, madje edhe pas javëve të para. Disa fëmijë ambientohen në fillim, por mërziten më vonë - shpesh kur konsumohet risia që ofron mjedisi i ri.

Mund t’ju ndihmojë të dini se shumica e fëmijëve pushojnë së qari pak pasi të kenë ikur prindërit. Madje shumica e fëmijëve rehatohen plotësisht.

Ankthi i ndarjes është një pjesë normale e zhvillimit të fëmijës. Vështirësia qëndron në faktin se ndarja shpesh ndodh në  kohën që familjet fillojnë t`i dërgojnë fëmijët në qendrën e kujdesit të fëmijëve. Kjo do të kalojë vetvetiu, madje me siguri edukatorët e fëmijës suaj do të kenë shumë ide për ta mbështetur fëmijën tuaj.

Ndarja e informacioneve: mënyra kryesore për t’i ndihmuar fëmijët që nuk ambientohen në qendrën e kujdesit të fëmijëve

Ndarja e informacioneve me edukatorët dhe kujdestarët e qendrës së kujdesit të fëmijës suaj është me të vërtetë e rëndësishme për të ndihmuar fëmijën tuaj të ambientohet aty.

Për shembull, mund të thuash, “Norës nuk i pëlqen batanija gjatë kohës së gjumit”. Ose mund ti tregoni atyre për gjërat që bëni në shtëpi, si për shembull një këngë e veçantë që e këndoni kur i ndërroni pelenën.

Është një ide e mirë  të ndani situatat që ndodhin në shtëpi dhe mënyrën se si ndihet fëmija juaj. Për shembull, fëmija juaj mund të jetë  i/e entuziasmuar për një ditëlindje, ose i/e trishtuar dhe nuk po flen mirë, sepse nëna e tij/saj është larg.

Një bisedë me edukatorët në fillim dhe në fund të çdo dite ju jep mundësi për të kuptuar se si po ambientohet fëmija juaj. Gjithashtu ju ndihmon të ndërtoni marrëdhënie me edukatorët e fëmijës suaj.

Ju mund të konsultoheni me qendrën e kujdesit të fëmijëve, nëse ju mund të telefononi gjatë ditës për të pyetur se si është duke kaluar fëmija juaj. Kjo me të vërtetë mund të ndihmojë të jeni të qetë psikologjikisht. Shumica e ambienteve të qendrave të kujdesit i mirëpresin këto thirrje.

Ndërtimi i marrëdhënieve të fëmijës suaj me edukatorët

Fëmijët ndjehen të sigurt me njerëzit që i njohin mirë dhe iu besojnë. Pra, një nga gjërat më të mira që mund të bëni është ta ndihmoni fëmijën tuaj të ndërtojë marrëdhënie besimi me edukatorët e saj. Këtu janë dhënë disa ide:

  • Tregojini fëmijës tuaj se iu besoni edukatorëve — për shembull, le të shohë se ju flisni mirë me ta.
  • Bisedoni me fëmijën tuaj për edukatorët në të njëjtën mënyrë që flisni për miqtë e familjes suaj. Thoni gjëra pozitive dhe përdorni emrat e edukatorëve.
  • Shfaqni fotot e edukatorëve në shtëpi dhe jepuni atyre fotografi tuajat, në mënyrë që ata të mund të flasin për ju me fëmijën tuaj. Ose mund të vendosni fotot në një libër për fëmijën tënd. Kjo ndihmon fëmijën tuaj të bëjë një lidhje midis shtëpisë dhe qendrës ë kujdesit të fëmijëve.

Duke u përshëndetur: këshilla për të ndihmuar fëmijët që nuk janë duke u ambientuar në qendrën e kujdesit të fëmijëve

Këtu janë dhënë disa ide, që mund të përpiqeni ta bëni më të lehtë për ju dhe fëmijën tuaj që të mund t’i thoni njëri-tjetrit mirupafshim në qendrën e kujdesit të fëmijëve:

  • Pranoni ndjenjat e fëmijës suaj, jepni atij/asaj fjalë që ta ndihmoni të shprehet dhe ta ngushëlloni atë. Për shembull, “Unë e di që ti ndihesh i/e mërzitur. Është e vështirë të thuash mirupafshim. Mirëpo Tina ka marrë disa gjethe të bukura për t’i treguar”.
  • Flisni për një aktivitet që ju dhe fëmija juaj do ta bëni së bashku, kur të shkoni në shtëpi ose kur të vini ta merrni atë, si për shëmbull loja në kopsht ose leximi i një historie.
  • Ruani një rutinë përshëndetje, si për shembull tre puthje dhe një përqafim të madh ose ndonjë gjë tjetër të veçantë që është kuptimplotë për fëmijën tuaj.
  • Lëreni fëmijën tuaj të dijë se ju ose një tjetër i rritur i njohur do të ktheheni për ta marrë atë në një kohë të caktuar, ose pas një ngjarjeje që fëmija juaj e kupton, si për shembull gjumi ose koha ndërmjet vakteve.
  • Le të jetë “mirupafshim” e shkurtër. Qëndrimi pranë për ta ngushëlluar fëmijën tuaj të mërzitur ndonjëherë mund t’i bëjë gjërat më të vështira. Sigurohuni që edukatori/ja është afër për ta ngushëlluar fëmijën tuaj, kur ju largoheni.
  • Mundohuni të qëndroni pozitiv, njëjtë si kur thoni mirupafshim si në shtëpi. Përndryshe fëmija juaj mund t’i përvetësojë ndjenjat tuaja  dhe të ndjehet më i/e shqetësuar ose i/e pasigurtë.

Gjithmonë thoni mirupafshim, edhe nëse fëmija juaj duket i zënë dhe i lumtur kur është koha që ju të largoheni. Largimi pa u përshëndetur mund t’i bëjë fëmijët më të mërzitur kur të kuptojnë se ju jeni larguar. Është më mirë t’ia bëni me dije fëmijës suaj se ju jeni duke u larguar dhe se do të ktheheni më vonë.

Nëse vini re se fëmija juaj nuk është duke u ambientuar dhe se përshtatja në qendrën e kujdesit thjesht nuk është e drejtë për fëmijën tuaj, ju mund të eksploroni ambiente të tjera të kujdesit për fëmijë, që mund t’i përshtaten atij më mirë.