Radha jote, radha ime
Materiale që ju nevojiten: Çdo lojë e thjeshtë me rregulla, të tilla si një lojë me letra ose lojërat në tavolinë të blera ose të krijuara në shtëpi. Për një lojë me letra, ose përdorni kartat që keni (ndoshta më pak, me çifte numrash) ose krijoni setin tuaj. Mund të vizatoni çifte formash ose fotografish të thjeshta (dy zogj, dy mace etj.). Çdo lojë tjetër e thjeshtë që fëmija juaj mund ta shijojë brenda ose jashtë. Kjo mund të jetë një lojë tradicionale e fëmijërisë suaj.
Çfarë mund të bëni së bashku: Luani së bashku lojërat që pëlqen dhe shijon fëmija juaj. Mund të kuptoni që fëmija juaj mund të ndjekë disa nga rregullat, por të tjerat janë të lehta për t'u harruar. Kjo është në rregull! Në lojë, do të luani sipas radhës: "Oh, ti lëvize pjesën tënde të lojës në tre vende. Tani është radha ime." Ose "Shkëlqyeshëm! Ke gjetur dy karta me fotografi macesh. Tani është radha ime të zgjedh." Përdor fjalët «radha jote» dhe «radha ime» mjaft shpesh për t'i dhënë fëmijës idenë. Mund të pyesësh : " E kujt është radha tani? Faleminderit!" Bëjeni këtë përvojë një lojë të këndshme, duke mos theksuar "fitues dhe humbës" por duke u fokusuar në shijimin dhe gëzimin e lojës së bashku.
Fëmija juaj do të kënaqet me çdo lojë të thjeshtë nëse luani së bashku!
Çfarë po mëson fëmija juaj: Ndërsa fëmija juaj rritet, do të ketë shumë situata në të cilat ai/ajo duhet të ndjekë rregullat (duke u vënë në radhë në shkollë, duke blerë objekte për të bërë një aktivitet shkollor, etj.). Ky lloj aktiviteti është një fillim i këndshëm dhe gradual në këtë lloj përvoje. Mbajtja e radhës është një hap i rëndësishëm në zhvillimin kognitiv dhe social të fëmijëve, dhe ky aktivitet është një mënyrë shumë e mirë për ta praktikuar atë.