Regjistrimi i fëmijës në qendrat e kujdesit për fëmijë (çerdhe/kopësht): ndjenjat e fëmijës dhe ndjenjat tuaja
Ndjenjat e fëmijës suaj për qendrat e kujdesit për fëmijë (çerdhe/kopësht): ankthi i ndarjes dhe frika nga të huajt Shumë foshnja dhe fëmijë janë të lumtur dhe të kënaqur me fillimin e çerdhes apo kopështit. Mirëpo shumë të tjerë kanë disa reagime edhe më pak pozitive:
Ankthi i ndarjes dhe frika nga të huajt janë pjesë normale të zhvillimit të fëmijës, dhe shumë foshnja dhe fëmijë i përjetojnë pak a shumë këto ndjenja. Kjo ndodh pavarësisht nëse shkojnë ose nuk shkojnë në çerdhe ose kopësht. Këto situata bëhen të vështira pasi gjatë zhvillimit të fëmijës, koha kur ndodh ankthi i ndarjes dhe frika nga të huajt është shpesh koha kur prindërit po planifikojnë të kthehen në punë dhe dërgimin e fëmijëve në qendrat e kujdesit (çerdhet). Pra, nëse foshnja ose fëmija juaj e fillon qëndrimin në qendrën e kujdesit (çerdhe) dhe përjeton ankthin e ndarjes dhe frikën nga të huajt, nuk është faji juaj - është vetëm mënyra se si zhvillohen ato. Ankthi i ndarjes dhe frika nga të huajt në qendrën e kujdesit (çerdhet): çfarë mund të bëni Përpiquni të mos shqetësoheni. Fëmijët zakonisht përshtaten kur fytyrat e reja në mjedisin e tyre të çerdhes bëhen të njohura. Thjesht mund tek disa fëmijë mund të marrë pak më shumë kohë se të tjerët. Ju mund ta ndihmoni fëmijën tuaj t’i tejkalojë ankthet duke kaluar kohë së bashku me të në mjedisin e ri të çerdhes kur jeni duke u përgatitur për ta dërguar atë në çerdhe. Po ashtu është mirë të kaloni pak kohë me fëmijën tuaj para se ta lini vetëm. Në javët e para të dërgimit të fëmijës në qendrën e kujdesit, nëse është e mundur, përpiquni ta lini fëmijën tuaj për periudha të shkurtra derisa të arrini ta lini aty deri në një ditë të tërë. Si ndihen fëmijët për fillimin e qëndrimit në qendrën e kujdesit për fëmijë: faktorë të tjerë Ka disa gjëra të tjera që ndikojnë në mënyrën se si fëmija juaj mund të ndiejë dhe ti përgjigjet fillimit të qëndrimit në qendrën e kujdesit:
Nëse mendoni se fëmija juaj me të vërtetë nuk po ambientohet në qendrën e kujdesit për fëmijë, është e rëndësishme të shkëmbeni informacione dhe ide me edukatorët. Ndjenjat tuaja për fillimin e qëndrimit në qendrën e kujdesit për fëmijët Fillimi i çerdhes për fëmijët është një ndryshim i madh. Mund të jetë një kohë entuziaste dhe emocionuese për familjet - si për fëmijët ashtu edhe për prindërit. Edhe nëse keni ndjenja të përziera për ndryshimet në jetën tuaj familjare, është e rëndësishme për ju që të jeni pozitiv në lidhje me qendrën për kujdesin e fëmijëve me fëmijën tuaj. Fëmijët kanë një aftësi të mahnitshme për të mësuar kur prindërit e tyre janë të mërzitur ose të shqetësuar, kështu që përpiquni të mos i ndani shqetësimet ose ankthin me fëmijën tuaj. Nëse fëmija juaj ndjen se juve iu pëlqen shërbimi dhe iu besoni edukatorëve, ai/ajo me shumë mundësi do të ketë të njëjtat ndjesi. Kjo nuk do të thotë që ju nuk mund t’i shfaqni ndjenjat tuaja. Ju mund t’i ndani ato me partnerin/en tuaj, një mik ose një anëtar të familjes që mund t’ju japë një mbështetje gjatë kësaj kohe emocionale.
|