Rrëzimet janë shkaku më i zakonshëm i dëmtimeve të fëmijëve. Për t’i parandaluar ato, gjëja më e rëndësishme është identifikimi i mundësive për shfaqjen e tyre në kohë dhe më pas sigurimi i mjedisit në të cilin fëmija kalon kohë.
Body
Bëjeni shtëpinë tuaj të sigurt
- Hiqni ose siguroni pjesët e mobilieve që mund të rrëzohen lehtë ose të përmbysen.
- Hiqni rrugicat dhe qilimat rrëshqitës.
- Në pjesën e poshtme dhe të sipërme të shkallëve, instaloni një portë me një shul, të cilën një fëmijë i vogël nuk mund ta hapë.
- Instaloni parmakë ose doreza në shkallë, që fëmija të mbahet në to.
- Shkallët duhet të jenë pa pengesa.
- Instaloni kapëse/brava sigurie në dritare dhe dyer të tarracës/ballkonit për ta kufizuar hapjen e tyre, ose sigurojini ato me shufra.
- Mobiliet mbi të cilat mund të ngjitet një fëmijë (shtretër, karrige, etj.) asnjëherë nuk duhet të vendosen nën ose pranë një dritareje.
- Mbani derën e ballkonit të kyçur - fëmijë nuk duhet të dalin në ballkon pa mbikqyrje.
- Menjëherë pas përdorimit largojeni shkallën dhe vendoseni në vende që fëmija s'ka qasje.
- Vendosni rrugica që nuk rrëshqasin në dyshemenë e banjës dhe në vaskë/dush.
Kujdes i veçantë: foshnjat dhe fëmijët e vegjël
- Asnjëherë mos e lini një fëmijë të pambikëqyrur në vendin e ndërrimit!
- Nëse përdorni një djep, sigurohuni që të jetë mjaft i qëndrueshëm.
- Krevati për fëmijë duhet të ketë një thellësi të mjaftueshme dhe të jetë i rrethuar me gardh. Thellësia e krevatit duhet të jetë së paku 60 cm (nga skaji i sipërm i dyshekut deri në majë të gardhit) për të parandaluar që fëmija të bjerë poshtë.
- Nuk duhet të ketë shkallë në anët e krevatit ku mund të ngjitet një fëmijë i vogël.
- Kur përdorni karrigen për ushqyerjen apo karrocën e fëmijëve, sigurohuni që fëmija të jetë gjithmonë i lidhur.
- Shmangni përdorimin e pajisjeve lëvizëse për fëmijët (walker)!
Lërini fëmijët të luajnë në mënyrë të sigurt
- Kontrolloni nëse pajisjet në hapësirën e parkut të lojrave janë të rregullta - nëse lisharsja është e lidhur mirë, nëse ka gozhda, etj.
- Hiqni nga vendi i lojërave gjithçka që fëmija mund të pengohet - gurë, shkopinj, etj.
- Sigurohuni që fëmijët tuaj të përdorin pajisje lojërash sipas moshës dhe aftësive të tyre.
- Nëse është e mundur, zgjidhni një hapësirë lojërash me një sipërfaqe më të butë.
- Gjatë aktiviteteve sportive dhe rekreative, fëmija duhet të veshë pajisje të përshtatshme mbrojtëse (nëse nget biçikletë, ai/ajo duhet të mbajë kaskë. Po kështu edhe nëse përdor patina, duhet të ketë mbrojtje të përshtatshme për krahët dhe këmbët).
|