Shikojmë dhe ndjekim me sy topin
Materialet që ju nevojiten: Top, batanije
Çfarë mund të bëni së bashku: Për të realizuar këtë aktivitet të bukur, duhet të përgatisni vendin ku do ta zhvilloni lojën. Zgjidhni një hapësirë ku ka edhe ngacmues të jashtëm dhe vendosni një batanije në dysheme ose në një shtrat të madh. Shtrini fëmijën tuaj në pozicion të shtrirë në bark, pra barku i tij/saj të jetë mbi batanije. Ju duhet të uleni përballë fëmijës me këmbët tuaja të hapura, një këmbë në çdo anë në mënyrë që të krijoni një pengesë para fëmijës suaj.
Tani bisedoni me fëmijën tuaj për të marrë vëmendjen e tij/saj, dhe ndërkohë merrni topin, tregojani atij/asaj dhe vendoseni më pas në dysheme. Rrotulloni topin ngadalë nga njëra anë në tjetrën, në mënyrë që foshnja juaj të ndjekë topin me sytë e tij/saj. Vazhdoni për rreth pesë minuta ose derisa të shihni se fëmija juaj është lodhur. Nëse fëmija akoma nuk mundet që të ngrejë kokën e tij/saj, ju mund t'i tregoni atij/asaj topin duke e lëvizur vetëm nga poshtë lart. Kështu, pak e nga pak ai/ajo do të ketë forcë të mjaftueshme që të ngrejë kokën e tij/saj dhe të ndjekë topin me sy.
Çfarë po mëson fëmija juaj: Ju forconi muskujt e fëmijës tuaj duke stimuluar shqisën e shikimit dhe duke zhvilluar aftësi për të ndjekur objektet lëvizëse me sy. Kjo është një aftësi e nevojshme për të kryer në të ardhmen detyrat e koordinimit sy-dorë, si leximi dhe shkrimi.