Shkarravitjet e mia të para

Materialet që ju nevojiten: Një copë letër, disa materiale për të vizatuar ose shkruar (lapsa me ose pa ngjyrë).

Çfarë mund të bëni së bashku: Në këtë moshë, shumica e fëmijëve nuk mund të vizatojnë piktura ''reale'', por ju pëlqen të bëjnë vija në letër - të shkarravisin. Fëmija juaj mund të ketë filluar ta bëjë këtë gjë para disa muajve; tani mund ta inkurajoni të bëjë edhe më shumë shkarravitje. Jepini fëmijës tuaj shumë kohë për të shkarravitur, thjeshtë duke e vendosur një copë letër në një sipërfaqe të sheshtë, dhe duke ia lënë afër disa materiale me të cilat vizaton ose shkruan. Fëmija juaj mund të zgjedhë të bëjë vija me laps me ngjyrë. Nëse edhe më herët ai/ajo e ka bërë këtë gjë, me gjasë tani do e shihni duke e bërë më shpejtë.

Jepini kohë fëmijës t'i përdorë materialet në çfarëdo mënyre qe ai/ajo dëshiron. Mund të thoni gjëra si ''Oh, shiko sa shumë vija ke bërë me atë laps. Po shoh një rreth të madh këtu, dhe një vijë shumë, shumë të gjatë atje!''. Nëse është e mundur, mund t'i ngjisni disa nga ''vizatimet e fëmijës'', të cilat ju dhe familja juaj mund t'i admironi më vonë.

Çfarë po mëson fëmija juaj: Këto përvoja janë hapat fillestarë drejt vizatimit dhe shkrimit. Fëmija juaj po fiton më shumë kontroll mbi muskujt e vegjël të gishtave dhe duarve të tij/saj. Gjithashtu fëmija juaj ka filluar të bëjë lidhje ndërmjet asaj që truri i tij/saj po mendon (të bëjë një shenjë shumë, shumë të gjatë) dhe asaj që po bëjnë gishtat e tij/saj. Gjithashtu, ju jeni duke stimuluar zhvillimin e tij/saj gjuhësor kur përdorni fjalë për të përshkruar çfarë po bën fëmija juaj.