Shtegu me pengesa
Materialet që ju nevojiten: Kuti kartoni; gomë noti; shkpoinj kopshti; batanije; jastëk; lodra të buta; rrathë; litar
Pajisjet shtesë opsionale: Kronometër
Çfarë mund të bëni së bashku: Ndihmoni fëmijën/fëmijët tuaj që të krijojë një shteg me pengesa në kopsht. Mbase vendosni një grumbull me sende të ndryshme - si p.sh. kuti kartoni, batanije, rrathë hula, gomë noti etj - në qendër të kopshtit, dhe nxisni fëmijët për ide sesi t'i përdorin ato. Tek të cilat duhet të zvarriten, të kërcejnë ose t'i kalojnë anash? Cilat mund të përdoren për t'i mbajtur në kokë përderisa rrotullohen? Pasi të krijohet rruga, dhe pasi të provohet, ata/ato mund të argëtohen duke vendosur rregulla dhe variacione të ndryshme. Kutitë e kartonit dhe gomat e notit janë artikujt më të mirë për të filluar, por gjithashtu mendoni sesi mund t'i përdorni edhe lodrat e mbushura; rrathët hula, topat ose edhe batanijet. Vendosni gjithçka në qendër të hapësirës së jashtme. Ndërtoni pengesa të ndryshme rreth jush. Mendoni që për ta kaluar një pengesë duhet të ngjiteni, një tjetër ta kapërceni, një tjetër të futeni nën, dhe tjetrës t'i kaloni anash. Kur të përfundoni, testojeni rrugën! Përdorni gjithashtu një kronometër për të matur kohën, dhe përpiquni ta thyeni rekordin e kohës tuaj më të mirë.
Çfarë po mëson fëmija juaj: Ndërtimi i një shtegu me pengesa në hapësirë të jashtme është një mënyrë argëtuese që fëmija të bëhet kreativ, aktiv dhe mbase edhe pak rrëmujaxhi! Gjithçka që nevojitet janë sende shtëpiake që janë të lehta në peshë, dhe të sigurta për t'u lëvizur - siç janë kutitë e kartonit dhe jastiqet. Kjo lojë do të ushqejë imagjinatën e tyre, do të sfidojë aftësitë e tyre konjitive, si dhe do i vendosë në lëvizje muskujt pasi ata/ato duhet të ngjiten, vrapojnë dhe të zvarriten përgjatë shtegut.