Si bëjnë kafshët?

Materialet që ju nevojiten: Një libër ose libra me fotografi të kafshëve të ndryshme; fotografi nga revista, reklama me fotografi të kafshëve; kafshë të vërteta nëse keni kafshë shtëpiake ose jetoni pranë një ferme.

Çfarë mund të bëni së bashku: Me fëmijën tuaj, kënaquni duke u përpjekur të bëni tingujt e ndryshëm që bëjnë kafshët. Ju mund të shikoni një fotografi të një kafshe, ose një kafshe të vërtetë, dhe pyesni fëmijën tuaj "Si bën ajo kafshë (p.sh. macja)?" Mund ta bëni fillimisht ju tingullin, ose fëmija juaj mund ta njohë tingullin dhe ta bëjë atë. Ju gjithashtu mund të flisni me radhë: "Unë do të bëj tingullin e një ___. Tani ti bëj zërin e ...! " Fotografitë do të ndihmojnë fëmijën tuaj të lidhë kafshën me zërin. Për ta bërë atë pak më sfiduese, së pari mund të bëni një zë të kafshës dhe pastaj i tregoni fëmijës tuaj fotografi të më shumë se një kafshe dhe të pyesni: "Cila kafshë e bën këtë tingull (për shembull, Moooo)?"

Çfarë po mëson fëmija juaj: Ai/ajo ka filluar të lidhë gjërat e vërteta (kafshët) me tingujt e tyre. Fëmija juaj po krijon gjithashtu lidhje midis fotografive të objekteve/sendeve dhe kafshëve dhe gjërave aktuale që ato përfaqësojnë. E gjithë kjo mbështet zhvillimin e të menduarit, gjuhën dhe aftësitë e hershme të shkrim -leximit të fëmijës suaj.