Si ta ndihmoni foshnjën tuaj që të vetë-qetësohet!

Materialet që ju nevojiten: Sende që zakonisht i vendosni në krevatin e fëmijës suaj ose në një vend tjetër ku zakonisht e shtrini atë.

Çfarë mund të bëni së bashku: Është akoma e rëndësishme të kujdeseni për fëmijën tuaj kur ai ose ajo është i/e shqetësuar. Sidoqoftë, do të vini re se fëmija arrin të vetë-qetësohet shumë më mirë, pas një kohe të shkurtër. Ju mund ta ndihmoni foshnjën tuaj duke u siguruar që të ketë afër lodrat që i pëlqen dhe e ndihmojnë atë të vetë-qetësohet. Për shembull, a ka ndonjë lodër të butë që fëmija juaj pëlqen ta godasë? A ekziston një foto shumëngjyrëshe që foshnja e ka të lehtë ta shikojë? A janë duart e foshnjës tuaj në një pozicion në të cilin ai ose ajo mund t’i thithë ato? Para se të shkoni menjëherë tek fëmija, bëni një pauzë dhe shikoni për pak kohë nëse ai/ajo do jetë në gjendje të vetë-qetësohet.   

Çfarë po mëson fëmija juaj:  Foshnja juaj e di që varet nga ju për t’i bërë gjërat më mirë. Por gjithashtu ai/ajo po mëson se ka gjëra që mund të bëjë dhe vetë për t'u qetësuar apo ndjerë mirë. Qetësimi i vetvetes është një gjë e rëndësishme për të mësuar, duke filluar që tani, por duke u zhvilluar në muajt dhe vitet e ardhshme. Si gjithmonë, mbështetja juaj është thelbësore.