Asfiksimi për shkak të gëlltitjes së ndonjë objekti të huaj më së shpeshti ndodh midis vitit të parë dhe të pestë të jetës. Eksplorimi intensiv i mjedisit, kur fëmijët mund të vënë në gojën e tyre një objekt më të vogël (pjesë lodrash, butona, etj.), ose pakujdesia gjatë ngrënies, ushqim i ngurtë (arra) ose ushqim i butë të copëtuar jo sa duhet (rrush, hot dog, salçiçe, etj.) .) janë shkaqe të zakonshme të mbytjes.
Body
Mbroni fëmijën nga asfiksimi:
- Gjithnjë mbajini fëmijët nën mbikëqyrje gjatë ngrënies ose gjatë lojës.
- Mos u jepni fëmijëve nën moshën katër vjeçare ndonjë ushqim që mund t’i shkaktojë asfiksim. Pjesët e vogla dhe të forta të ushqimit, si arrat, kokoshkat dhe karamelet janë veçanërisht të rrezikshme.
- Fëmijët duhet të mësohen të hanë në tryezë dhe të mos lejohen të vrapojnë ose të luajnë gjatë ngrënies.
- Topat dhe lodrat e tjera për fëmijët e vegjël duhet të jenë më të mëdhenj se një top pingpongu.
- Mos lejoni që fëmijët e vegjël të luajnë me lodra të vogla ose pjesët e tyre, pasi ato mund të shkaktojnë asfiksim.
- Mësojini fëmijët më të mëdhenj t’i mbajnë lodrat që përmbajnë pjesë të vogla jashtë qasjes së vëllezërve dhe motrave më të vegjël.
- Mbajini të gjitha mbështjellëset ose qeset plastike jashtë qasjes së fëmijëve, dhe veçanërisht larg vendit ku flenë.
- Hidhni çdo lodër të thyer në plehra dhe sigurohuni që nuk kanë mbetur objekte të vogla si kopsa, rruaza, monedha, kunja ose guralecë në dysheme ose sipërfaqe të tjera të ulëta.
- Hiqni lidhëset nga kapelat ose jakat e të gjitha veshjeve të fëmijëve.
- Mësojini fëmijët t’i heqin kaskat e biçikletave ose varëset dekorative nga qafa para se t’i përdorin ato pajisje në parkun e lojërave për fëmijë.
- Mos mbani objekte të buta dhe lodra prej pelushi (kadifeje) në krevat fëmijësh, veçanërisht ato me shirita ose pjesë të vogla, si dhe lodra të mbushura.
- Vendoseni fëmijën të flejë me shpinë dhe të luajë në barkun e tij/saj.
- Shkurtoni litarët tërheqës në perde në mënyrë që ata të jenë jashtë qasjes së fëmijëve të vegjël dhe mbani krevatin larg perdeve të dritareve. Mos përdorni tenda, perde apo dekorime të varura mbi krevate dhe vendoseni fëmijën të flejë me shpinë.
- Krevati për foshnjen duhet të jetë në gjendje të mirë funksionale. Fëmijët duhet të flenë në shtretërit e tyre.
- Mos i lini kafshët, veçanërisht macet, në dhomat e gjumit të foshnjave dhe fëmijëve të vegjël.
|