- Asnjëherë mos e lini fëmijën tuaj vetëm me ndonjë qen.
- Mësojeni fëmijën të mos i afrohet kurrë vetë një qeni të panjohur ose një qeni prapa një gardhi.
- Nëse qeni ka një pronar, mësojeni fëmijën ta përkëdhelë atë vetëm me pëlqimin e pronarit. Para se ta përkëdhelë, është e nevojshme që ju dhe fëmija të fitoni besimin e qenit - lëreni që fillimisht t’ju shikojë dhe t’ju nuhasë. Mos e shikoni qenin në sy dhe mos e përkëdhelni në kokë, këmbë, putra apo bisht.
- Mësojini fëmijët t’i trajtojnë qentë me dinjitet dhe pa imponim - të mos i ngacmojnë, të mos u afrohen atyre papritmas, të mos bëjnë lëvizje të papritura dhe të shpejta, dhe të mos bërtasin dhe të bëjnë zhurmë pranë tyre.
- Mos lejoni që fëmijët të luajnë me qentë në mënyrë agresive, të mos i shqetësojnë kur flenë, hanë ose kujdesen për të vegjlit e tyre. Kjo mund ta provokojë kafshën për të sulmuar.
- Mësojeni fëmijën tuaj të mos e tërheq qenin nga veshët dhe bishti; në vend të kësaj, tregojini atij/asaj se si ta përkëdhelë, butësisht nga koka tek bishti.
- Mësojeni vogëlushin tuaj të mos përpiqet të rrëmbejë një lodër nga goja e qenit.
- Meqenëse është e mundur që fëmija dhe qeni të konkurrojnë për ushqim, mos e ushqeni fëmijën pranë kafshës ose mos lejoni që fëmija të shqetësojë kafshën kur ajo ushqehet.
- Mos harroni se përqafimi dhe puthja e qenve nuk është e natyrshme për ta dhe se veprime të tilla mund ta trembin edhe më shumë qenin, veçanërisht nëse nuk është kafsha juaj.
- Nëse jeni pronar qeni, sigurohuni që kafshës ti vini çip dhe ta vaksinoni rregullisht kundër tërbimit dhe sëmundjeve tjera, siç këshillohet nga veterineri.
- Mos i futni frikën ndaj qenve fëmijës; megjithatë, ju duhet t’i shpjegoni atij/asaj se qeni nganjëherë mund të jetë agresiv, leh dhe të hungërin sepse është i uritur, i frikësuar, etj.
- Nëse një fëmijë ka frikë nga qentë ose qeni e tremb atë në një moment, mësojeni atë të mos ikë, por të qëndrojë në vend ose të largohet ngadalë.
- Çfarë duhet të bëni kur përballeni me një qen agresiv? Nëse një fëmijë përballet me një qen që hungërin, leh ose sillet në mënyrë agresive, është e nevojshme të qëndroni të qetë, të mos bërtisni, të mos e shikoni qenin në sy dhe ngadalë të largoheni nga kafsha.
Nëse qeni e rrëzon fëmijën, sigurohuni që fëmija të mbështillet si top, me kokë e këmbë të mbledhura drejt gjoksit, me qëllim që ta mbrojë fytyrën dhe sytë, duke i lidhur duart e tij/saj në pjesën e pasme të kokës.
|