Si të bëjmë masazh?
Materialet që ju nevojiten: Krem trupi ose vaj (opsionale)
Çfarë mund të bëni së bashku: Ne mund të fillojmë nga këmbët dhe do të lëvizim drejt kokës. Së pari mund të fërkoni duart me njëra - tjetrën për t'i ngrohur ato. Përdorimi i kremit ose vajit të trupit është opsional. Shtrojeni fëmijën tuaj në një sipërfaqe të sheshtë dhe të butë në mënyrë që ai/ajo të jetë i/e rehatshëm/e.
Këmbët: Merrni njërën nga këmbët dhe rrotulloni këmbën e foshnjës tuaj nga e majta në të djathtë dhe nga e djathta në të majtë disa herë. Pastaj masazhoni këmbën e foshnjës tuaj nga kyçi i këmbës tek gishtërinjtë. Ndërroni këmbët dhe përsëriteni këtë gjë.
Pëllëmbët: Përdorni gishtat e mëdhenj për të gjurmuar rrathët në pëllëmbët e këmbëve të foshnjës. Ndryshoni këmbët dhe përsëriteni sërish.
Gishtat e këmbëve: Për të përfunduar me këmbët, kapni secilën nga këmbët e foshnjës tuaj midis gishtit të madh dhe gishtit tregues dhe tërhiqni butësisht gishtërinjtë e foshnjës tuaj derisa gishtat tuaj të rrëshqasin nga gishtërinjtë e foshnjës tuaj. Bëni këtë për secilin prej 10 gishtërinjve të foshnjës tuaj.
Çfarë po mëson fëmija juaj: Studimet sugjerojnë se masazhi mund të ofrojë përfitime të ndryshme shëndetësore. Për shembull, masazhet për fëmijët mund të ndihmojnë në rritjen e ndërveprimit midis fëmijës dhe nënës dhe të ndihmojnë foshnjën të pushojë duke zvogëluar të qarat dhe stresin.