Si të bëjmë një kalendar ditor me fotografi

Materialet që ju nevojiten: Letër dhe shënues ose lapsa dhe stilolapsa; një ose më shumë libra me foto të ilustruara (nëse nuk keni, ju mund të bëni një të thjeshtë duke ngjitur fotot e revistës në një faqe dhe duke i vënë ato së bashku, apo mund të vizatoni fotografi të thjeshta); nëse keni merrni fotografi nga revista të ndryshme dhe ngjitës për të vendosur orarin.

Çfarë mund të bëni së bashku: Në këtë moshë, fëmijët janë të vetëdijshëm që shpesh ngjarjet ndodhin sipas një sekuencë (e para, e dyta, e fundit) dhe në kohë të caktuara.  Ndërsa fillojnë shkollën, oraret bëhen të rëndësishme për ta. Shumë fëmijë kënaqen dhe ndihmohen duke pasur një orar të thjeshtë fotografie. Së bashku me fëmijën tuaj, ju mund të bëni diçka që tregon rutinën tuaj tipike në shtëpi.

Merrni një copë letre të madhe dhe disa shënues. Ju mund të numëroni të gjithë hapat gjatë rutinës ditore. Pastaj mendoni me fëmijën tuaj: “Çdo ditë, cila është gjëja e parë që bëni? Oh, Zgjohem!” dhe pastaj ndihmojeni fëmijën tuaj që të vizatojë diçka të ngashme si për shembull veten ose krevatin e tij/saj. Ju mund t'i printoni fjalët ose të ndihmoni fëmijën tuaj të bëjë disa nga ato. Nëse ka ndonjë veprimtari specifike që fëmija është i interesuar, ju mund t'i shkruani ato. Eksploroni pjesën tjetër të ditës duke e mbajtur sa më të thjeshtë, por me vaktet ushqimore, aktivitetet e shkollës dhe lojën jashtë etj.  Fëmija juaj mund të thotë që fundjavat janë të ndryshme dhe ju mund të bëni një kalendar të ndryshëm për ato ditë.

Kur të përfundoni kalendarin me orare dhe veprimtari, vendoseni diku ku fëmija juaj dhe ju mund ta shikoni atë. 

Çfarë po mëson fëmija juaj: Ju po ndërtoni aftësitë e të menduarit të fëmijës suaj, ndërsa organizoni ngjarjet e një dite tipike në një rend ose sekuencë të veçantë (kjo gjithashtu ndihmon aftësitë matematikore te fëmijët). Gjithashtu, shumë fëmijë ndihen më të sigurt emocionalisht kur dijnë saktësisht se çfarë duhet të presin. Veçanërisht nëse kohët e fundit shumë gjëra në jetë kanë qenë të paparashikueshme.