Si të duartrokasim

Materialet që ju duhen: Asnjë

Çfarë mund të bëni së bashku: Ky aktivitet i bukur mund të bëhet në çdo kohë dhe vend; në kopsht, dhomë gjumi ose në ndonjë zonë në të cilën fëmija juaj ndihet mirë.

Për të filluar, uluni së bashku në dysheme, divan, shtrat ose karrige. Bëni një shprehje faciale "qesharake" dhe kërkoni nga ai/ajo që të imitojë ose të prekë një pjesë të trupit. Edhe nëse ai/ajo nuk e kupton vërtet sesi mund të bëjë diçka qesharake në fillim, së shpejti ai/ajo do të përpiqet të imitojë gjithçka që bëni.

Kur fëmija juaj të bëjë diçka për të qeshur ose arrin që të prekë një pjesë të trupit të tij/saj për të cilin e keni pyetur, përgëzojeni duke përplasur duart. Mund të thoni gjithashtu "Bravo!" duke inkurajuar atë që të përsërisë veprimin. Bëni një pauzë të shkurtër dhe më pas përsërisni veprimin. Duartrokisni duart dhe thoni "Bravo!" për të parë reagimin e fëmijës tuaj. Kërkoni që të imitojë duartrokitjen. Tregojani sesi ta bëjë këtë gjë ose kapni duart e tij/saj dhe ndihmojeni atë në herët e para. Më pas, fëmija juaj do jetë  në gjendje ta bëjë këtë pa ndihmë.

Duartrokitja mund të jetë një aktivitet i vështirë për të fëmijën tuaj, por me ndihmën dhe inkurajimin tuaj do të jetë më e lehtë.

Çfarë po mëson fëmija juaj: Me këtë aktivitet të thjeshtë, i vogli juaj do të fillojë të imitojë gjestet dhe veprimet e të rriturve, ndërsa përmirëson koordinimin e lëvizjeve të duarve të tyre të vegjël dhe duke shijuar një moment me ju, duke forcuar lidhjen.