Si të ndaloni gjakderdhjen nga lëndimi

Gjakderdhja mund të ndodhë si rezultat i mënyrave të shumta të lëndimit (nga prerjet, rrëzimet, deri te aksidentet në trafik). Procedura për ndalimin e gjakderdhjes varet nga natyra e lëndimit dhe njohja e këtyre teknikave merr një rëndësi të shtuar duke pasur parasysh pasojat e mundshme shëndetësore që mund të ndodhin.
Body

Plagë sipërfaqësore

  • Shpëlajeni zonën e dëmtuar me ujë dhe sapun për të hequr papastërtitë.
  • Lëreni plagën të thahet vetë.

Gjakderdhje e lehtë

  • Pas shpëlarjes së plagës, mjafton ta shtypni me garzë sterile.
  • Nëse nuk keni garzë sterile, përdorni një pecetë të pastër dhe lidheni me një fashë.

Gjakderdhje më e rëndë

  • Ndaloni gjakderdhjen duke ushtruar presion të drejtpërdrejtë, duke vendosur një  garzë sterile në plagë dhe duke mbajtur vendin e gjakderdhjes me presion të moderuar.
  • Ngrini pjesën e trupit që gjakoset për të zvogëluar rrjedhjen e gjakut në të.
  • Mund ta siguroni garzën sterile duke e lidhur me një fashë (nëse e keni), duke e mbështjellë fashën rreth saj.
  • Nëse shihni gjak që del nga garza dhe fasha, mos e hiqni; në vend të kësaj, rrisni presionin duke shtuar një garzë tjetër në vendin e gjakderdhjes.
  • Pas 5-10 minutash, kontrolloni nëse gjakderdhja është ndalur.
  • Nëse gjakderdhja nuk është ndalur ose skajet e plagës janë të hapura, është e nevojshme të konsultoheni me një mjek.
  • Mbajeni plagën të shtypur gjatë gjithë kohës derisa të mbërrini në institucionin shëndetësor.
  • Nëse vini re se kjo pjesë e trupit fillon të bëhet blu ose e ftohtë, lironi presionin.

Gjakderdhje jashtëzakonisht e rëndë:

  • Aplikoni presion të drejtpërdrejtë në plagë siç përshkruhet më sipër dhe telefononi menjëherë shërbimin mjekësor të urgjencës (127).
  • Ndërsa prisni ambulancën, mbajeni plagën të shtypur gjatë gjithë kohës dhe mbajeni të ngritur pjesën e trupit të dëmtuar 
  • Nëse vini re se kjo pjesë e trupit fillon të bëhet blu ose e ftohtë, lironi presionin.
  • Monitoroni gjendjen e fëmijës dhe ngushëllojeni atë.

Çfarë nuk duhet bërë:

  • Asnjëherë mos i hiqni objektet nga plaga pasi gjakderdhja mund të rritet!
  • Mos vendos asgjë në plagë!
  • Plagët që rrjedhin gjak shumë nuk duhet shpëlarë!