Si të zgjidhni karrocën për fëmijën tuaj!?
Kur të zgjidhni karrocën e fëmijës tuaj duhet të keni parasysh disa gjëra: mjedisin ku jetoni (nëse jetoni në një apartament ose në një shtëpi, nëse keni ashensor ose jo), mënyrën e jetesës (kushtet në të cilat planifikoni ta përdorni atë - trotuar, bar, kalldrëm, rërë), kushtet e jetesës (ashensor i vogël në ndërtesë, jetoni në katin e katërt, apartament me një dhomë gjumi dhe nuk keni ku ta vendosni atë). Po kështu, mund të mendoni nëse do përdorni të njëjtën karrocë ose planifikoni të blini një karrocë tjetër kur foshnja fillon të ulet (që përdoren vetëm në verë). Pesha e karrocave është e rëndësishme; zakonisht shkon nga 6 deri në 20 kilogram për karrocat e fëmijëve binjakë.
Është gjithashtu e nevojshme të merrni parasysh kriteret e mëposhtme:
- rrotat (plastike ose gome, madhësia e tyre)
- sistemi i palosjes/shpalosjes
- madhësia (a përshtatet në bagazhin tuaj, në dhomën e magazinimit).
- a ka aksesorë shtesë (çantë, mbrojtëse nga shiu/kundër motit të ftohtë, rrjetë kundër mushkonjave, mbajtëse, shportë - çantë pazari)
- materiali me të cilin është bërë (cilësia dhe siguria, metoda e mirëmbajtjes)
- mbështetësja dhe fleksibiliteti në përdorim.
Deri në moshën 6 muajshe, foshnja duhet të jetë në vëmendjen/fokusin e prindërve, për t'i lejuar ata të vëzhgojnë foshnjën dhe të mbajnë kontaktin me sy, duke i dhënë kështu foshnjës një ndjenjë shtesë sigurie dhe mbrojtje.
Karroca nuk duhet të ketë hapje ku foshnjat mund t'i ngecin gishtat; ajo duhet të jetë e fortë dhe e qëndrueshme. Çatia e mbron fëmijën nga dielli, shiu dhe era, por është mirë të kesh një dritare përmes së cilës mund të shohësh fëmijën.
Në mot të ftohtë, përveç aksesorëve të karrocës, ju gjithmonë duhet ta mbuloni foshnjën me një shtresë shtesë, sepse ai/ajo nuk lëviz dhe ka më shumë ftohtë se prindërit të cilët lëvizin dhe shtyjnë karrocën.
Ngjyra, dizajni, detajet estetike janë zgjedhje e prindërve, por ato nuk duhet të jenë kriteret kryesore në zgjedhjen e një karroce për fëmijë. Sistemet treshe që përfshijnë një karrocë dhe një sedilje makine janë me kosto të lartë, sepse seti shpesh kushton më shumë se blerjet e veçanta. Provoni dhe eksploroni disa herë karroca të ndryshme në dyqan, për të pasur një ide më të qartë kur të bëni zgjedhjen tuaj.
Pozicioni i gabuar, madhësia e papërshtatshme dhe mënyra e përdorimit të karrocës ndikojnë negativisht në zhvillimin psikomotor të foshnjës.