Simfoni humoristike!

Materialet që ju nevojiten: qese plastike, tuba plastik, kanaçe bosh ose kosha.

Çfarë mund të bëni së bashku: Merrni fëmijën/fëmijët tuaj për një shëtitje në një kopësht, park, përgjatë bregdetit ose rreth zonës suaj lokale. Ndërsa ecni, nxitini ata që të shohin për gjëra që mund të bëjnë tinguj interesantë - gjëra të tilla si gjethe të thata, guralecë, shkopinj, boçe pishe, pjesë nga trungu i një peme ose alga deti. Inkurajoni ata të mendojnë dhe të eksperimentojnë me tingujt që bëjnë këto materiale të ndryshme. Pasi të kenë mbledhur sende të ndryshme, thoni fëmijëve që t'i vendosin ato në një rreth, në kanaçet dhe koshat e tyre... tani është koha për të bërë zhurmë! Fëshfërima, përplasje, kërcitje të lehta, dhe zhurma të forta... çfarë melodie mund të bëni me objektet tuaja? 

Fakt interesant: Një orkestër në Austri përdor instrumente të bëra vetëm nga perimet. Pas shfaqjes ata përdorin perimet për të bërë supë! 

Çfarë po mëson fëmija juaj: Kur fëmijët bëjnë muzikë me objekte dhe sende të ndryshme është një mënyrë e shkëlqyer që ata të eksplorojnë kreativitetin, të praktikojnë dëgjimin dhe të mësojnë rreth materialeve në botën rreth tyre. Është gjithashtu një aktivitet argëtues që ndihmon në përmirësimin e vëmendjes së fëmijës dhe ndërtimin e vetëbesimit.