Sugjerime për meny

Çdo familje ka zakonet e veta të të ngrënit, në përputhje me traditën, prejardhjen etnike dhe fetare të familjes. Këtu janë disa sugjerime për ushqime të shëndetshme për fëmijët tuaj dhe anëtarët e tjerë të familjes, nga ushqimet që janë të dobishme dhe të përballueshme; ato mund t'ju ndihmojnë të pasuroni menunë e familjes dhe të prezantoni disa risi, duke pasur parasysh buxhetin e familjes.
Body

Mëngjesi:

  • Përshesh me qumësht, me pak me djathë
  • Qull me tërshërë me disa manaferra, mjedra, boronica, rrush të thatë
  • Qull me miell misri me qumësht
  • Muesli/cereale me qumësht
  • Vezë të ziera ose të skuqura

Dreka:

  • Supë me perime dhe me drithëra
  • Thjerrëzat, bizelet, fasulet me bukë dhe sallatë me perime të freskëta
  • Japrakët me lakër ose spinaq, të mbushura me oriz
  • Sallatë me perime të freskëta (lakër me karrotë dhe majdanoz, panxhar, rrepkë, gjethe jeshile) me pak vaj
  • Mish i zier me perime
  • Peshk me perime të ziera

Darka:

  • Patate, lakër, spinaq, byrek me hithër apo jeshillëqe
  • Bukë misri, polenta me djathë
  • Patate të pjekura ose të ziera me sallatë me perime sezonale
  • Një gotë qumësht, kos të trashë ose dhallë.

Vakt i ndërmjetëm:

  • Fruta të freskëta ose sallatë frutash
  • ëmbëlsira të bëra në shtëpi, përfshirë ato pa vezë, me kakao, reçel, bollgur ose fruta
  • Grurë të zier, të grirë ose të plotë, (hashure) me pak mjaltë
  • Reçel shtëpi/reçel kumbulle të trashë me bukë
  • Puding me oriz, puding bollgur, puding të castit me pak fruta të freskëta
  • Komposto
  • Kos frutash