Të imitojmë foshnjën
Materiale që ju nevojiten: Asnjë ose sexholino për bebe.
Çfarë mund të bëni së bashku: Dëgjimi i tingujve të ndryshëm në mjedis i ndihmon foshnjat të zhvillojnë gjuhën e tyre. Bëni ushtrimin e mëposhtëm që të mund të komunikoni me foshnjën tuaj.
Fillimisht duhet të mbani foshnjën tuaj, pastaj ta shtrini foshnjën në shpinë në një sipërfaqe të butë ose ta ulni foshnjën në soxholinën e tij/saj. Filloni ushtrimin duke folur me foshnjën tuaj për tema të ndryshme. Prisni përgjigjen e tij/saj.
Kur foshnja juaj përgjigjet, ai/ajo do ta bëjë këtë nëpërmjet tingujve të butë. Ju duhet t'i imitoni ato tinguj, fillimisht në të njëjtin vëllim dhe pastaj me intensitet më të madh, për ta motivuar atë që t'ju përgjigjet me më shumë tinguj.
Gjithmonë, mos harroni që të mbani një qëndrim pozitiv dhe të qetë. Përfundoni aktivitetin me një puthje në ballë dhe me një përqafim të ngrohtë.
Çfarë po mëson fëmija juaj: Ky lloj ushtrim u mundëson juve që të stimuloni ndjenjën e dëgjimit, si dhe të njihni fenomene të ndryshme për të lehtësuar më vonë procesin e të folurit. Gjithashtu, i lejon foshnjës të dëgjojë tingujt që ai/ajo bën.