Të kërcejmë së bashku

Materialet që ju nevojiten: Asnjë

Çfarë mund të bëni së bashku: Është koha për pak kërcim. Mbajeni foshnjën tuaj në këmbë duke i mbajtur duart e tij/saj mbi një sipërfaqe të butë (mundësisht një dyshek ose një tjetër sipërfaqe e butë, apo në prehrin tuaj). Mbajeni atë të pozicionuar përballë jush, që t'i tregoni asaj/atij sesa ju pëlqen kjo lojë. Ndiqni reagimet e saj/tij. Këmbët e foshnjës suaj në këtë moshë ende nuk e durojnë dot peshën e trupit, prandaj mos e lini që të mbështetet plotësisht mbi to. Ju duhet ta mbani mirë atë ndërsa ai/ajo i përkul këmbët duke kërcyer. Për sa kohë që ai/ajo buzëqesh, bërtet ose tregon gëzim, përsëriteni këtë "kërcim". Ndërkohë që kërceni, mund të flisni ose të këndoni për shembull ("kërcejmë poshtë, kërcejmë lart". Gjithashtu, mund të këndoni edhe këngë të tjera ose vjersha për fëmijë). 

Çfarë po mëson fëmija juaj: Ky aktivitet ndihmon për të zhvilluar fjalorin dhe gjuhën e foshnjës tuaj dhe është një aktivitet argëtues!