Të shikojmë dhe të luajmë së bashku

Materialet që ju nevojiten: Disa lojëra interesante dhe të sigurta ose materiale për të lozur brenda ose jashtë.

Çfarë mund të bëni së bashku: Në këtë moshë, fëmija juaj është më i interesuar që të shoqërohet me fëmijë të tjerë. Fëmija juaj mund të mos jetë gati të luajë me të tjerët në lojëra të komplikuara, por ai ose ajo kënaqet duke luajtur krah për krah me një fëmijë tjetër, duke parë atë që bën ai fëmijë dhe thjesht të jetë afër tij/saj. Për ta inkurajuar këtë, nëse është e mundur gjeni një fëmijë tjetër në të njëjtën moshë në lagje ose ndoshta në një park. Nëse nuk është e mundur, ndoshta një vëlla ose motër mund të jetë shoku i lojës. 

Vendoseni fëmijën tuaj me fëmijën tjetër, me disa lodra afër njëri-tjetrit (mjaftueshëm për t'i përdorur të dy).  Ju mund t'i jepni secilit fëmijë disa gjëra dhe të thoni për shembull: "Shikoni!  Ju mund të luani me këto. Shihni, shoku juaj po godet lugën në tigan. Çfarë mund të bësh?" Fëmijët mund të bëjnë shumë gjëra, ndoshta jo së bashku por mund të shihni se ata janë shumë të vetëdijshëm dhe të interesuar për njëri-tjetrin. Ndihmojini të shijojnë kohën e lirë të lojës në çfarëdo mënyre që dëshirojnë. Shikojini për siguri dhe mbase siguroni edhe disa materiale, ose tregoni sesi mund të përdoret diçka.

Çfarë po mëson fëmija juaj: Kjo quhet "lojë paralele" - kur fëmijët shumë të vegjël fillojnë të luajnë pranë njëri-tjetrit, edhe pse secili fëmijë është duke bërë gjërat e veta. Ata po mësojnë duke parë të tjerët dhe ndonjëherë imitojnë atë që po bën shoku i tyre. Ky është fillimi i lojës dhe miqësisë ndërvepruese, e cila është shumë e rëndësishme në vitet e mëvonshme.