Të vëzhgojmë retë

Materialet që ju nevojiten: Asnjë

Çfarë mund të bëni së bashku: Merrni fëmijën/fëmijët tuaj dhe lejoni që të shtrihen me shpinë, të rehatohen dhe thjesht të eksplorojnë qiellin me sytë e tyre. Sigurohuni që ata e dijnë se nuk duhet të shohin në drejtim të diellit. Cilat forma të reve mund të shohin? Sugjeroni që të numërojnë retë dhe të mendojnë për mënyra të ndryshme sesi mund t'i përshkruajnë ato. A janë ato me gëzof, me pupla, të rrumbullakëta, të drejta, të rënda? A i ngjajnë diçkaje, siç janë kafshët apo personazhet vizatimorë? A po lëvizin dhe ndryshojnë formën? Si një aktivitet individual, ata mund të bëjnë skica shumëngjyrëshe të asaj që shohin. Ose, nëse vëzhgojnë retë në një grup, fëmijët mund të tregojnë një histori rreth “personazheve” që shohin të reflektuar te retë.

Gjatë perëndimit të diellit, vëshgimi i reve mund të jetë edhe më magjik. Shikoni sesi retë përthithin ngjyrat e perëndimit të diellit, përpara se të venitet në qiellin e natës!

Çfarë po mëson fëmija juaj:  Duke kaluar kohë jashtë për të vështruar qiellin, fëmijët çlirohen nga një rutinë e ngarkuar me aktivitete e nbushur me ndjenja sfiduese, apo një rutinë mërzitje. Ata mund të ndalojnë dhe të mësojnë sesi të “jetojnë momentin tani dhe këtu”, një aftësi e dobishme për vetëdijesimin, rregullimin emocional dhe mirëqenien. Vëzhgimi i reve mund të jetë gjithashtu një burim i freskët frymëzimi dhe krijimtarie për idetë, vizatimet dhe tregimet e tyre. Vetëm rrini pranë tyre dhe shikoni sesi imagjinata e tyre zhvillohet.