Teatri i kafshëve!

Materialet që ju nevojiten: asnjë

Çfarë mund të bëni së bashku: Aktrimi i kafshëve mund të shijohet si një aktivitet individual, por është veçanërisht argëtues kur luhet në grup. Ftoni fëmijët të mblidhen diku jashtë nën një pemë ose në një zonë qendrore - që do shërbejë si 'skenë'. 

Fëmija që arrin i pari duhet të zgjedhë një kafshë që pëlqen dhe të mendojë për mënyrën se si lëviz dhe tingëllon kafsha e përzgjedhur. Pastaj nxiti që të imagjinojnë se janë ata në rolin e kësaj kafshe dhe të 'performojnë' për grupin. Personi i parë në grup që kupton se për çfarë kafshe bëhet fjalë, merr radhën për të vazhduar lojën.

Nëse luani individualisht, sfidoje fëmijën që të demonstrojë tingujt dhe lëvizjet e një sërë kafshësh të ndryshme, përfshirë gjitarët, zvarranikët, zogjtë e madje edhe peshqit. 

Mos harroni që të bëni tinguj qesharakë kafshësh për t'u përshtatur me lëvizjet e tyre! 

Çfarë po mëson fëmija juaj: Ky aktivitet i sfidon fëmijët të imitojnë kafshët e tyre të preferuara. Nëpërmjet aktrimit të kafshëve, fëmijët do të përdorin imagjinatën dhe do të eksplorojnë lëvizje dhe zhurma të ndryshme. Për më tepër, të shohësh veprimet e të tjerëve dhe t'i përputhësh lëvizjet e tyre me kafshën e saktë është një aktivitet emocionues në grup dhe një testim i aftësive njohëse.