Tendosjet, ndrydhjet, dislokimet, frakturat

Parandalimi i dëmtimeve të muskujve dhe skeletit është i rëndësishëm për shkak të shpeshtësisë së tyre të madhe, dhe përfshin qëndrimin e sigurt të fëmijës në shtëpi, në parkun e lojërave, në automjet, përdorimin e pajisjeve mbrojtëse gjatë aktiviteteve sportive dhe rekreative, si dhe shmangien e aktivitetet fizik të tepruar.
Body

Shenjat dhe simptomat më të zakonshme të dëmtimeve të muskujve, kockave ose kyçeve janë:

  • dhimbje dhe parehati që intensifikohen gjatë lëvizjes;
  • enjtje në vendin e dëmtimit;
  • formë të kyçeve ose kockave që devijojnë nga normalja;
  • pozicioni i panatyrshëm i pjesës së dëmtuar të trupit;
  • paaftësia për ta përdorur ose për të lëvizur pjesën e dëmtuar të trupit;
  • pjesë të lënduara të trupit që janë të ftohta dhe të pandjeshme.

Ç’të bëjmë nëse ndodh një dëmtim?

  • Përpiquni ta qetësoni fëmijën dhe i thoni të mos lëvizë.
  • Mobilizoni pjesën e dëmtuar të trupit në pozicionin në të cilin gjendet fëmija - ju mund ta mbështesni atë me diçka të butë (një jastëk, etj.) ose ta mbani atë me dorën tuaj.
  • Siguroni pjesën e dëmtuar të trupit me një kufizues vetëm kur duhet ta lëvizni fëmijën, për shkak të rrezikut të pashmangshëm ose të një gjendjeje që kërkon transport urgjent në një institucion mjekësor.
  • Nëse nuk dëmtohet lëkura, vendosni një qese plastike ose një leckë me akull në pjesën e dëmtuar të trupit dhe mbajeni për të paktën 20 minuta. (Mund t’i aplikoni këto kompresa çdo orë gjatë 48 orëve të ardhshme dhe fëmija t’i mbajë për rreth 20 minuta.)
  • Mbajeni pjesën e dëmtuar të trupit në nivelin e zemrës ose ngrijeni pak, por vetëm nëse kjo lëvizje nuk shkakton dhimbje shtesë tek fëmija.

Çfarë të mos bëni?

  • Mos lëvizni ose mos u përpiqni të afroni/ngjitni pjesën e dëmtuar të trupit, pasi kjo mund t’i dëmtojë enët e gjakut dhe nervat!
  • Mos vendosni akull drejtpërsëdrejti në lëkurë!

Kur ta thërrisni ambulancën?

  • Nëse lëndohet femuri ose legeni
  • Nëse pjesa e trupit poshtë dëmtimit është e mpirë, e zbehtë, blu ose e ftohtë
  • Nëse ka frakturë të hapur (kockat e thyera dalin nga lëkura)
  • Nëse nuk mund ta lëvizni fëmijën në mënyrë të sigurt

Nëse fëmija është i pavetëdijshëm dhe nuk tregon shenja jete, është e nevojshme të fillojë menjëherë reanimacioni kardiopulmonar dhe sa më shpejt të jetë e mundur ta thërrisni shërbimin mjekësor të urgjencës (127).