Tigani magjik!
Materialet që ju nevojiten: tigan ose tenxhere; kafshë pellushi ose një lodër e vogël; dy batanije të buta.
Çfarë mund të bëni së bashku: Ju duhet ta vendosni tiganin ose tenxheren me kokë poshtë në dysheme me një kukull brenda. Vendosni batanijet në dysheme përpara tiganit dhe uleni fëmijën tuaj sipër. Tani thuaji atij/asaj: "Një, dy, tre, dhe ja ku jemi sërish!" Ngrijeni tiganin ose tenxheren për të zbuluar kukullën poshtë. Tani, fshehni sërish kukullën dhe ndihmojeni fëmijën që të ngrejë vetë tenxheren ose tiganin. Hapi tjetër është që fëmija të kthejë tiganin nga ana tjetër. Mësojeni atë si ta bëjë këtë gjë dhe lëreni që ta provojë vetë.
Çfarë po mëson fëmija juaj: Ky aktivitet do ta ndihmojë fëmijën tuaj të zhvillojë të menduarit logjik dhe koordinimin motorik të duarve të tij/saj.