Tomi thotë...
Materialet që ju nevojitet: asnjë
Çfarë mund të bëni së bashku: Një i rritur mund të marrë rolin e 'Tomit' ose mund ta drejtojë lojën një nga fëmijët. 'Tomi' duhet të qëndrojë para grupit dhe të thotë me zë të lartë urdhra për të bërë disa veprime, të tilla si 'Tomi thotë rrini në një këmbë', 'Tomi thotë hidhuni lart dy herë' ose 'Nxirrni gjuhën'. Çdo direktive që fillon me 'Tomi thotë...' fëmijët duhet t'i binden dhe ta bëjnë veprimin. Çdo veprim ('urdhër' e thënë me një fjali) që nuk fillon me 'Tomi thotë...' nuk duhet bërë.
Nëse dikush ndjek një veprim që nuk fillon me 'Tomi thotë...' ai/ajo del jashtë nga loja. Edhe nëse ata nuk e përfundojnë veprimin por fillojnë të lëvizin për ta bërë atë. Lojtarët gjithashtu humbin lojën nëse nuk bëjnë një veprim që fillon me 'Tomi thotë', sado absurd të jetë ai!
Fituesi është personi i fundit i mbetur në lojë, dhe në këtë pikë lojtari i fundit mund të ketë një raund të shpejtë loje që sfidon ' urdhrat e Tomit'. Pastaj, kur lojtari fiton bëhet Tomi i gjithëfuqishëm!
Lojtari që ka rolin e "Tomit' duhet të bëjë çdo veprim pavarësisht togfjalëshit "Tomi thotë'', në mënyrë që të konfundojë lojtarët e tjerë që po e ndjekin. Kjo do të ndihmojë për të hutuar lojtarët. Për shembull, nëse i bëni të gjitha veprimet duke thënë 'Tomi thotë shiko majtas, Tomi thotë shiko djathtas... shiko majtas', disa fëmijë mund t'i imitojnë të gjitha veprimet tuaja. Por, sigurisht, veprimi i fundit nuk duhet të ishte bindur, sepse nuk filloi me 'Tomi thotë'.
Çfarë po mëson fëmija juaj: Ky aktivitet nuk ka të bëjë vetëm me veprimet fizike - edhe pse ato janë shumë argëtuese! Fëmijët do të qëndrojnë në këmbë ndërsa përpiqen të përpunojnë se cilat urdhra duhet të ndjekin. Nëse loja bëhet siç duhet do të provokojë shumë të qeshura dhe ekzaltim në grup.