Topat në kuti

Materialet që ju nevojiten:  Disa topa të madhësive të ndryshme (këto mund të jenë topa të butë që i keni bërë nga çorapet e palosura apo nga gazeta); një kuti nga kartoni më e madhe se topi më i madh që keni.

Çfarë mund të bëni së bashku:  Improvizoni lojën brenda shtëpisë (nëse topat janë të butë) apo në ambient të hapur. Ftoni fëmijët që të mundohen të hedhin topin brenda në kuti. Përderisa fëmija juaj fillon të përmirësohet në hedhjen e topit, sfidojeni fëmijën që t`i hedh topat nga një distancë më e largët. Provojeni këtë me topa të madhësive të ndryshme. Edhe fëmija juaj do kënaqet duke e bërë këtë vetë. Nëse fëmija juaj është i interesuar, mund të numëroni se sa herë ai apo ajo arrin të fus topin në kuti.  

Çfarë po mëson fëmija juaj: Fëmija juaj zhvillon aftësitë e tij/saj fizike përmes kësaj loje apo lojërave të tjera. Fëmija juaj mëson si të kontrollojë lëvizjet për të bërë gjuajtje të sakta. Duke u bërë më të shkathët në këtë lojë e ndihmon fëmijën tuaj që të rrisë vetëbesimin. Nëse i shtoni edhe numërimin kësaj loje, fëmija juaj do të përmirësojë edhe aftësitë matematikore të tij/saj.