Topi misterioz!

Materialet që ju nevojiten:  top pëlhure (mundësisht); dy batanije të buta. 

Çfarë mund të bëni së bashku: Filloni aktivitetin duke vendosur dy batanije në dysheme ose në një sipërfaqe të sheshtë. Uleni fëmijën tuaj në batanije dhe qëndroni përballë tij/saj në një distancë të sigurt. 

Tregojini fëmijës se si të kapë topin dhe më pas rrotulloje topin butësisht drejt tij/saj. Inkurajoni fëmijën që të rrotullojë topin sërish drejt jush. Kur fëmija juaj lëviz topin dhe e ndjek me sy, ai/ajo punon për të zhvilluar aftësitë motorike dhe perceptimin vizual. 

Çfarë po mëson fëmija juaj: Ky aktivitet do ta ndihmojë fëmijën tuaj të forcojë lidhjet muskulore, të zhvillojë koordinimin sy-dorë dhe perceptimin vizual, pasi fëmija do arrijë që të mbajë ekuilibrin e tij/saj ndërsa është ulur dhe rrotullon topin.