Transformojmë vezët normale në vezë 'aliene'!
Materialet që ju nevojiten: vezë të forta të ziera (të ftohura), lugë çaji, qese silikoni për ushqime, ngjyrues ushqimor jeshil, letra kuzhine.
Çfarë mund të bëni së bashku: Transformojeni kohën e vakteve ushqimore në një kohë të punës artizanale, duke shndërruar një vezë të zakonshme!
Për të vazhduar me këtë aktivitet, ndërmerrni hapat e mëposhtëm:
- Bëni të çara në guaskat e vezëve të ziera fort duke i goditur me një lugë nga të gjitha anët.
- Vendoseni çdo vezë në një qese të veçantë silikoni dhe hidhni brenda disa pika ngjyrues ushqimor. Pastaj mbyllni qeset dhe me butësi tundni vezët brenda, në mënyrë që e gjithë sipërfaqja të përfundojë e ngjyrosur. Me siguri do t'ju duhet t'i lini vezët brenda në qese me ngjyrues për rreth dhjetë minuta, megjithëse ngjyrat më të hapura mund të kenë nevojë për më shumë kohë.
- Hiqni vezët nga qesja e silikonit, dhe fshijini ato me letra kuzhine për të hequr ngjyrosjen e tepërt. Lëri të thahen. Hiqni me butësi lëvozhgën e vezës që të zbuloni rezultatin e punës suaj! Më në fund, mund të shijoni vezët tuaja "aliene". Mos u shqetësoni, nuk kanë shije aq të çuditshme sa duken!
Çfarë po mëson fëmija juaj: Fëmijët do të pëlqejnë efektin 'suprizë' të kësaj loje e cila angazhon imagjinatën dhe i bën ata të konsumojnë proteina të shëndetshme!