Tregojmë familjes se çfarë ka ndodhur gjatë ditës
Materialet që ju nevojiten: Asnjë.
Çfarë mund të bëni së bashku: Në këtë moshë, fëmija është në gjendje të tregojë për diçka që i ka ndodhur atij/asaj, ose atë që ai/ajo mban mend. Mund të jetë ndonjë video që e ka parë ose një libër që e ka lexuar disa herë, ose çfarë ka ndodhur në shkollë! Në shumë familje, gjyshërit, hallat dhe xhaxhallarët nuk mund të jenë me fëmijën fizikisht mirëpo duan të flasin në telefon (nëse jo, mund ta ndryshoni aktivitetin!). Nëse fëmija juaj dëshiron të flasë, telefononi një anëtar të familjes ose ndonjë mik/mike të veçantë dhe filloni bisedën duke thënë diçka të tillë si, ''Andi dëshiron t'ju tregojë se çfarë ka ndodhur sot në shkollë. Andi do i tregosh gjyshes se çfarë ka ndodhur?'' (mund t'ju duhet që ta nxisni, ''A dëshiron të tregosh për udhëtimin në autobus?'') Pastaj inkurajoni fëmijën tuaj të vazhdojë për aq sa dëshiron duke i bërë pyetje ose sugjerime se çfarë të tregojë.
Ka shumë mënyra që mund të përdorni në këtë aktivitet. Për shembull, ndoshta fëmija juaj dëshiron të vizatojë se çfarë ka ndodhur dhe t'i tregojë apo dërgojë atë familjarëve ose miqve. Shumë ngjarje të tjera mund të jenë histori që fëmija juaj dëshiron vetëm t'i tregojë. Mbani mend që fëmijët mund të kuptohen sesa rehat ndihen për të treguar ngjarjet tek të tjerët, kështu që mund të filloni nga vetja juaj. Tjetër mënyrë është që fëmija ta tregojë historinë në telefon duke e incizuar zërin (nëse është e mundur). Fëmija juaj mund të kënaqet më pas duke e dëgjuar atë incizim.
Çfarë po mëson fëmija juaj: Aftësitë e fëmijës suaj në komunikim, planifikim dhe arsyetim janë të gjitha të përfshira në të menduarit e tij/saj logjik për atë se çfarë të tregojë dhe cilën sekuencë. Dhe sigurisht, mbajtja e lidhur me familjen forcon mirëqenien sociale dhe emocionale të fëmijës suaj. Vazhdoni bisedat!