Unë mund të ushqehem vetë

Materialet që ju nevojiten: Racione të vogla të ushqimeve që pëlqen fëmija juaj; një vend ku foshnja juaj të ulet dhe t'i vendosni përpara ushqimin.

Çfarë mund të bëni së bashku: Në këtë moshë shumë foshnja fillojnë të ushqehen vetë. Ndoshta, foshnja juaj nuk përdor akoma një lugë, por të ushqyerit me gishtat e tij/saj gjithashtu mund të funksionojë! Nëse akoma nuk e bëni, filloni të vendosni disa racione me ushqimet e preferuara të fëmijës suaj, në një vend që mund t'i arrijë ato. Ai/ajo mund të marrë menjëherë ndonjë gjë dhe të fillojë ta vendosë në gojën e tij/saj. Nëse kjo ndodh, shfaqni entuziazëm (“Ju e hëngrët të gjithën vetë!” ose “A ishin frutat të shijshme?”). Ju gjithashtu mund të konsumoni një copë vetë, duke demonstruar sesa shumë po e shijoni atë. Ose vendosni një copë nga ushqimi në gojën e foshnjës suaj, dhe shikoni nëse ai/ajo bën të njëjtën gjë si ju.

Çfarë po mëson fëmija juaj: Në varësi të traditave tuaja kulturore dhe zhvillimit të fëmijës suaj, ju mund të vazhdoni të ushqeni fëmijën tuaj herë pas here. Megjithatë, inkurajimi i vetë-ushqyerjes forcon koordinimin dhe aftësinë e foshnjës suaj në përdorimin e gishtërinjve të tij/saj. Këto janë aftësi që, më pas, e ndihmojnë atë kur të fillojë të shkruajë dhe të vizatojë. Ndërsa flisni me foshnjën tuaj gjatë kësaj kohe, ju inkurajoni edhe zhvillimin gjuhësor  (për shembull, duke përmendur emrat e ushqimeve etj.).