Ushqyerja me gji kur nëna është sëmurë rëndë me COVID-19
Qumështi i gjirit siguron antitrupa që i japin foshnjave kudo një nxitje të shëndetshme dhe i mbrojnë ato. Antitrupat dhe faktorët bio-aktivë në qumështin e nënës mund të luftojnë kundër infeksionit COVID-19, nëse foshnja është e ekspozuar. Përveç kësaj, virusi i koronës nuk është gjetur në qumështin e nënës dhe transmetimi nëpërmjet dhënies së gjirit nuk është demonstruar.
Nëse nëna është sëmurë rëndë me COVID-19 ose ndërlikime të tjera shëndetësore, që e pengon atë të kujdeset për foshnjën e saj ose e pengon atë të vazhdojë gjidhënien e drejtpërdrejtë, nënat duhet ta shtrydhin qumështin dhe të sigurojnë qumështin e gjirit për foshnjën, duke aplikuar masat e duhura të higjienës .
-
Nëse ajo e shtrydh qumështin e gjirit me dorë, me pompë manuale ose elektrike, ajo duhet të lajë duart para se të shtrydhë qumështin e gjirit ose të prekë ndonjë pompë ose pjesë shisheje dhe të sigurojë pastrimin e duhur të pompës pas çdo përdorimi.
-
Ushqeni foshnjën me qumështin e shtrydhur të gjirit duke përdorur një filxhan/gotë dhe/ose lugë të pastër, mundësisht nga një person që nuk ka shenja ose simptoma të sëmundjes.
Nëse nëna është shumë e sëmurë për të ushqyer me gji ose për të shtrydhur qumështin e gjirit, ose kur nuk mund të sigurohet qumësht gjiri i një dhurueseje, atëherë mund të përdoret zëvendësuesi i duhur i qumështit të gjirit. Kjo mund të jetë formulë foshnjore e gatshme për përdorim (e lëngshme), apo pluhur kur foshnja është më e vogël se 6 muaj, dhe qumështi (UHT) - i trajtuar me ultra ngrohje, dhe ushqyerja plotësuese nëse foshnja është 6-23 muajshe.