Ushqyerja me gji për nënat me COVID-19 të dyshuar/konfirmuar
Qumështi i gjirit siguron antitrupa që u japin foshnjave kudo një nxitje të shëndetshme dhe i mbrojnë ata nga shumë infeksione. Antitrupat dhe faktorët bio-aktivë në qumështin e gjirit mund të luftojnë kundër infeksionit COVID-19, nëse foshnja është e ekspozuar. Përveç kësaj, korona virusi nuk është gjetur në qumështin e gjirit dhe transmetimi nëpërmjet ushqyerjes me gji nuk është demonstruar.
1. Kontakti i ngushtë dhe fillimi i hershëm i ushqyerjes vetëm me gji e ndihmon foshnjën të lulëzojë. Nëse pret të lindësh një fëmijë, duhet të kesh mbështetjen e duhur për të ushqyer me gji në mënyrë të sigurt, për ta mbajtur foshnjën e porsalindur në kontakt të ngushtë lëkurë me lëkurë dhe për të qëndruar në të njëjtën dhomë me foshnjën.
2. Ju mund të ushqeni me gji në mënyrë të sigurt me masat e duhura higjienike: praktikoni higjienën e frymëmarrjes gjatë ushqyerjes, duke vendosur një maskë nëse është në dispozicion; laj duart para dhe pas prekjes së foshnjës; dhe rregullisht pastroni dhe dezinfektoni sipërfaqet që keni prekur.
3. Nëse gjendja juaj shëndetësore nuk iu mundëson për të ushqyer foshnjën me gji, ka edhe mënyra të tjera për t'i siguruar foshnjës suaj qumësht gjiri në mënyrë të sigurt, duke përfshirë qumështi e shtrydhur të gjirit tuaj ose qumësht gjiri të dhuruar, nëse gjendet në zonën tuaj. Kërkoji infermieres ose mjekes së konsultorit të fëmijës që të të drejtojë rreth mundësive që ke në dispozicion. Nëse nuk jeni në gjendje të mbani furnizimin me qumësht kur jeni të sëmura, mund të jetë e mundur të rifilloni ushqyerjen me gji pasi të shëroheni.
4. Ushqyerja me gji nxit sistemin imunitar të fëmijës dhe antitrupat e nënës i kalojnë fëmijës nëpërmjet qumështit të gjirit, duke e ndihmuar fëmijën të luftojë infeksionet. Nëse foshnja juaj ose fëmija juaj i vogël sëmuret me COVID-19 ose ndonjë sëmundje tjetër, ju duhet të vazhdoni ta ushqeni me gji.