Vaksina BCG

Në mënyrë që të mbrohen nga tuberkulozi, fëmijëve u aplikohet një vaksinë që përmban baktere të gjalla, por të dobësuara të mykobakterit të quajtur Bacillus Callmete-Guerin.
Body
Disa informacione rreth vaksinës
  • Vaksina nuk përmban konservantë, antibiotikë ose ndihmës (përmirësues të reagimit imunitar), por vetëm gjurmë të substancës së përdorur në proçesin e prodhimit (përbërës i liofilizimit, xhelatinës dhe saharozës).
  • Përpara se foshnja të largohet nga materniteti, zakonisht në ditën e dytë ose të tretë pas lindjes, i aplikohet vaksina e BCG me injeksion nën lëkurë në pjesën e sipërme të krahut të majtë. Në rast se foshnja nuk e ka marrë vaksinën për ndonjë arsye para se të dalë nga materniteti (p.sh lindje jashtë maternitetit ose për ndonjë aryse tjetër), është e nevojshme të vaksinohet foshnja derisa të mbushë dy muaj dhe jo më vonë se mosha 12 muajsh.
  • Pritet që, në vendin që do injektohet vaksina, në pjesën e sipërme të krahut të majtë, pas 3 deri në 4 javësh, do të ndodhë një reagim lokal, do kemi skuqje tek vendi i injektimit dhe formohet një si puçër e fortë dhe shpeshhere duket si e qelbëzuar, e cila më vonë do të zbutet dhe zakonisht shërohet vetë pa patur nevojë per mjekim. Pas 2 deri në 5 muaj, ajo do të shërohet, duke lënë pas një shenjë të bardhë dhe me madhësi disa milimetra. Gjatë këtij proçesi, mund të vëreni një enjtje të lehtë të gjëndrave limfatike lokale.
  • Vaksina ekzistuese e BCG-së është efektive kryesisht kundër formave të rënda të tuberkulozit jo-pulmonar siç janë: infeksioni i tuberkulozit të trurit dhe format difuze të sëmundjes, por është vetëm pjesërisht efektiv kundër tuberkulozit pulmonar, veçanërisht tek të rriturit.
  • Vaksina e BCG-së mund të aplikohet në të njëjtën kohë me vaksinat e tjera por vetëm në vende të ndryshme të injektimit.
  • Fëmijët që mund të kenë imunitet më të ulët (mungesë imuniteti), siç janë fëmijët e lindur me infeksionin HIV ose nga nëna HIV pozitive të konfirmuara, apo ndonjë problem tjetër të sistemit imunitar nuk duhet ta marrin këtë vaksinë.
  • Fëmijët që nuk kanë marrë vaksinë në lindje dhe janë diagnostikuar me tuberkuloz, nuk u duhet aplikuar kjo vaksinë.
  • Fëmijët që kanë komplikime të rënda gjatë lindjes, e marrin vaksinën pas shërimit.